Barroso dhe Fule, sot vizitë në Beograd
Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule, do të takojnë sot autoritetet e Serbisë në Beograd, për të mbështetur integrimin evropian dhe vazhdimin e reformave.
Vizita në Beograd shënon edhe fillimin e turit ballkanit të dy zyrtarëve të lartë të BE-së. Sipas axhendes se vizites, Barroso dhe Fule, pas Serbisë do ta vizitojnë edhe Kosovën dhe Shqipërinë më 19 dhe 20 maj.
Jane parashikuar takime me përfaqësuesit politike si dhe me ata të shoqërisë civile që të shtyjnë para perspektiven evropiane për Ballkanin Perëndimor, fuqizimin e reformave, institucioneve demokratike dhe marrdhëniet e mira ndërfqinjësore të neovjshme në rrugën drejt BE-së.
Vizita e perfaqesuesve te larte te KE dhe BE vjen ne nje faze kritike ne Shqiperi, ku ende nuk eshte permbyllur procesi zgjedhor, kur KQZ vazhdon te numeroje fletet e kontestuara nga KZAZ per kryetarin e bashkise se Tiranes, ndersa opozita dhe mbeshtetsit jane ne rruge per ate qe e quajne permbysje te rezultatit ne tavoline.