Topi KQZ te respektoje ligjet dhe Kushtetuten
TIRAN- Presidenti i Republikes Bamir Topi kritikoi dje punen e KQZ-se e cila nuk po zbaton ligjet dhe kushtetuten duke marre atribute qe nuk i takojne. Permes nje apeli publik kreu i shtetit kerkoi te respektohen ligjet dhe te shihet praktika ligjore e 20 viteve te fundit kur ne te gjitha rastet votat e hedhura jo ne kutine e sakte jane cilesuar si te pavlefshme.
Ne keto caste duhet qe palet politike te respektojne institucionet dhe vete institucionet e pavarura duhet te respektojne ligjin dhe Kushtetuten Shqiperia ka legjislacion ka pervoje ne trajtimin e ceshtjeve zgjedhore ka te gjithe mekanizmat ligjore per zgjidhjen e mosmarreveshjeve keshtu qe vete institucionet pergjegjese kane rastin dhe detyrimin te deshmojne pavaresi integritet dhe profesionalizem ne interes te qytetareve publikut dhe vendit-tha kreu i shtetit.
Sipas tij institucionet e pavarura ne rastin konkret KQZ ka detyrimin te deshmoje pavaresi dhe integritet e jo te marre urdhra nga partite politike.
Perpara ketij apeli kreu i shtetit ka takuar ne presidence Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu dhe kreun e prezences se OSBE-se ne Tirane Ambasadorin Eugen Volfart me te cilet diskutoi rreth situates me te fundit ne vend. Pasi mori
Sipas burimeve zyrtare te presidences ambasadori Arvizu i shprehu presidentit te gjithe mbeshtetjen lidhur me qendrimet dhe apelet e tij institucionale dhe vuri ne dukje se ne keto kushte nevojitet mbi te gjitha respektimi i shtetit te se drejtes ne funksion te arritjes se standardeve demokratike dhe konsolidimit te institucioneve te pavarura e kushtetuese qe ato te kene mundesi te permbushin detyrimet e tyre ligjore.