E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ravena-Lacio, miqësore në kujtim të Brian Filipit

Miratimin për këtë ndeshje miqësore e ka dhënë edhe trajneri i Lacios, Davide Balardini.

“Në emër të klubit falenderoj Lacion për ndjeshmërinë e treguar, duke na ofruar gatishmërinë për të zhvilluar një miqësore në “Beneli” në kujtim të Filipit,"- pohoi në mediat italiane drejtori sportiv i Ravenës, Xhorxhio Bufone.

E vetmja pengësë për t'u kaluar është data e zhvillimit të ndeshjes. 8 tetori do të ishte e përshtatshme, por një ditë më parë Ravena do të luajë në Kupën e Italisë. “Jemi duke punuar për të gjetur zgjidhjen e duhur, pasi bëhet fjalë për të kujtuar Brianin dhe nuk duhet ta lëmë të na shpëtojë kjo gjë,”- përfundoi Bufone.
 
Ndërkohë, Brian Filipi është nderuar dje për herë të fundit në qytetin e tij të lindjes, Lezhë. Të pranishëm në nderimet e Filipit në stadiumin “Besëlidhja”, ishin drejtues të pushtetit lokal, të Federatës Shqiptare të Futbollit, të MTKRS-së, futbollistë të Kombëtares U-21, etj.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›