Maradona: Për skuadrën time vendos unë

Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona ka deklaruar se asnjë person tjetër përvec tij nuk është përgjegjës dhe nuk vendos për skuadrën kombëtare. Maradona i cili është kthyer nga një udhëtim në Itali ka deklaruar se ndeshja kundër Ganës do të jetë e rëndësishme dhe ajo skuadër që do të luajë kundër Ganës do të jetë edhe për kualifikueset. "Nuk ka asnjë tjetër që vendos ndryshe nga unë këtu në Kombëtare, as Presidenti i Federatës dhe as menaxheri i skuadrës. Asnjë nga keta këtu vendos vetëm unë. Ja pse unë jam fajtor kur rezultatet nuk shkojnë mirë", tha ai.
Argjentina është e pesta në grupin e e Amerikës së Jugut dhe do të ketë dy ndeshje në tetor kundër Perusë dhe Uruguajit. Listën e lojtarëve Maradona do ta shpallë sot.
Argjentina është e pesta në grupin e e Amerikës së Jugut dhe do të ketë dy ndeshje në tetor kundër Perusë dhe Uruguajit. Listën e lojtarëve Maradona do ta shpallë sot.