Totti: Do luaj deri në moshën 38 vjeçare

Francesco Totti nuk rresht së habituri të gjithë, por këtë herë jo vetëm me golat e shumtë që shënon, pasi nuk mund të mungojë emri i tij në asnjë ndeshje në listën e golashënuesve, por këtë herë kapiteni habit me diçka tjetër. "Roma gjithnjë e më shumë e Tottit ,do të luaj deri në moshën 38 vjeçare dhe do të shënoj më shumë gola se Roberto Baggio". Ky është edhe basti i Francesco-s, i kapitenit verdhekuq që nuk rresht të befasuari dhe që të dielën do të mbushë 33 vjeç. Një fakti të tillë i kanë dhënë shumë rëndësi edhe mediat italiane të cilat konfirmojnë se Francesco do një dhuratë për ditëlindje, të arrijë Gabriel Batistutën në kuotën e 184 golave.
Francesco Totti është simboli i Romës dhe ka shënuar edhe ndaj Palermos dhe duket se do të vazhdojë edhe për të paktën 5-së vite.
Francesco Totti është simboli i Romës dhe ka shënuar edhe ndaj Palermos dhe duket se do të vazhdojë edhe për të paktën 5-së vite.