E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten me arme 400 mije leke ne pike lotarie, kercenohen klientet

FUSHE KRUJE - Rikthen serish grabitjet. Nje pike lotarish sportive, e cila ndodhet ne afersi te stacionit te fugoneve te kryeqytetit ne Fushe-Kruje eshte bere objekt sulmi ne oret e vona te dy diteve me pare. Sipas burimeve nga policia, nje person i armatosur rreth ores 23:10 ka hyre ne mjediset e lokalit ne pronesi te 23-vjecarit Armando K., banues ne kete zone, e cila sherbente si pike lotarish sportive e Euro-Loto. Me nje automatik ne dore, te llojit "Kallashnikov", autori ka kercenuar te gjithe personat qe te mos leviznin ne te kundert do te qellonte mbi ta. Per te qene edhe me i besuar se arma qe mbante ne dore ishte plot me plumba, ai ka qelluar disa here mbi aparaturat qe ndodheshin ne euro-loto, duke i shkaterruar ato teresisht. Pas shprehjes se armes rreth 15 persona qe ndodheshin ne ato momente brenda ambienteve te Euro-Lotos, jane shtrire pertoke duke mos levizur. Menjehere grabitesi i ka kerkuar pronarit qe t'i jepte atij te gjitha te hollat qe kishte fituar nga xhirua e dites. Mesohet se autori i grabitjes pasi ka marre shumen prej 400 mije lekesh eshte larguar nga vendi i ngjarjes me nje automjet tip "Wolksvagen" me traga te Kosoves. Pronari i pikes se lotarise sportive ka kryer menjehere denoncimin ne polici ne lidhje ngjarjen. Efektivat e policise kane kryer keqyrjen e vendit te ngjarjes, nderkohe qe kane identifikuar edhe autorin e dyshuar te ketij krimi. Ai mesohet se eshte 40-vjecari Ismet Rryci, nga Thumana e Krujes. Sipas burimeve nga vendngjarja dyshohet se autori ne momentin qe ka kryer krimin ka qene ne efektin e alkoolit. Policia ka shpallur ne kerkim 40-vjecarin, i cili akuzohet per vepren penale te "vjedhjes me arme". A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›