E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajisje shkollore falas per 110 femije jetime

Ky vit i ri shkollor do te nise ndryshe per femijet jetime te cilet nuk do te ndiejne mungesen e pajisjeve shkollore, apo edhe te nje cante te bukur ashtu sikurse edhe femijet e tjere. Ka qene Instituti i Integrimit te Jetimeve shqiptare si dhe Federata e Familjes per Paqe Boterore qe ka mundesuar dhuratat shkollore per 110 femije shqiptare. Por, kjo nisme nuk ka perfunduar ketu, pasi drejtuesit e ketyre shoqatave u kane kerkuar qytetareve qe te kontribuojne per kete kategori ne nevoje ne te gjitha rastet. E pranishme ne kete aktivitet ka qene edhe Zonja e pare Teuta Topi. "Eshte nje iniciative shume e rendesishme, pasi na ben te gjitheve te ndihemi te vleresuar, duke filluar nga keta femije edhe deri tek ne. Nuk ka pse te kete nje ndarje, ne jemi te gjithe te barabarte dhe ndaj duhet te kontribuojme per keta femije ne nevoje" ka pohuar edhe Zonja e pare Teuta Topi. Qytetare shqiptare dhe kosovare kane kontribuar me te ardhurat e tyre per pergatitjen e dhuratave qe u shperndane dje gjate nje fushate te organizuar ne dy vendet nga te rinjte e Federates se Familjes. Femijet qe perfituan nga kjo fushate jane nga klasa e pare deri ne shkollen e mesme. Kjo fushate u cilesua gjithashtu edhe si nje perpjekje per te sensibilizuar te gjithe qytetaret per mbeshtetjen qe duhet te tregojne ndaj femijeve jetime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›