Koncesionet, komisioni hetimor miraton planin paraprak hetimor
Komisioni hetimor parlamentar 'Për zbatimin e ligjit të koncesioneve", miratoi në mbledhjen e tij të dytë, Projektrregulloren e Komisionit, planin paraprak hetimor, si dhe emrat e 4 ekspertëve të këtij komisioni. Kryetari i komisionit, deputeti socialist Shpëtim Idrizi, tha se ky komision ka për objekt dhe detyrë të hetojë zbatimin e ligjit 'Për koncesionet', dhënien me koncesion të objekteve të ndryshme në pronësi shtetërore, si dhe kushtet e dhënies së këtyre kontratave për periudhën 2001 e në vijim dhe procedurat për fillimin e punimeve për ndërtimin e TEC-it të Vlorës. Ndërkohë që, sipas tij në mbledhjen e ardhshme do të procedohet saktësisht se sa do të jetë numri i nevojshëm i kërkesave, që do të merren në shqyrtim nga ky komision. Grupi i ekspertëve të këtij komisioni përbëhet nga, Eldar Kazo dhe Nexhdet Kambo, propozuar nga maxhoranca, si dhe Gent Çifliku dhe Edvin Çako, propozuar nga opozita.
Hapat procedurialë që do të ndiqen deri në fund të hetimit nga ky komision janë, seanca dëgjimore me punonjësit apo titullarët e institucioneve të ngarkuar me zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor për koncesionet, administrimin e kërkesave të deputetëve anëtarë të komisionit për marrje të dokumentacionit, të dhëna raporte si dhe informacione të cilat kanë të bëjnë me objektin e hetimit nga institucionet shtetërore, administrimin e informacioneve dhe të dhënave dhe raporteve të dokumentacionit të marra nga institucionet përgjegjëse lidhur me objektin e hetimit, etj, deri në përgatitjen, miratimin dhe paraqitjen e raportit përfundimtar. Komisioni ka një mandat tremujor dhe përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë nga shumica parlamentare dhe pesë nga opozita.