E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anarkistet ne Greqi 7 persona me arsenal armesh

Policia anti-terror në  Greqi bastisi të paktën dy strehime të dyshuara e prangosi 7 persona në kuadër të  operacionit  gjatë të cilit u konfiskua në sasi e konsiderueshme  armësh dhe  mjetesh maskimi. Autoritetet thanë se u konfiskuan dy pushkë automatike, gjashtë pistoleta, një revole, uniforma policore, paruke, kompjutera dhe radio në kontrollet e ushtruara në Volos dhe Athinë.

Katër burra dhe një grua u arrestuan gjatë operacionit në Volos, dhe një burrë dhe një grua në Athinë, tha policia.  Ekstremit të majtë dhe grupet militante të armatosura anarkiste kanë qenë aktive në Greqi për dekada të tëra. Por sulmet  janë intensifikuar  në dy vitet e fundit,  pas vrasjes së një të riu në Athinë në dhjetor 2008. Furia e fundit e sulmeve kishte të bente me dërgimin e një serie  pako- bomba, shumica e tyre dërguar në ambasadat e huaja në Athinë, në nëntor.

Një grup militant anarkist, berthamat e zjarrit, ka marrë përgjegjësinë për pakot bombat. Nëntë anëtarë të dyshuar të grupit, më së shumti në 20-tat e hershme, dolën në gjyq në janar gjatë sulmeve. Katër të tjerë mes të cilëve një shqiptar  janë duke u gjykuar në mungesë. procesi pritet të zgjasë disa muaj.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›