Shperthen Fukushima 3 edhe 5 mije viktima te tjera

(UPDATE) Shpërthime të reja në centralin e Fukushimës rikthejnë frikën bërthamore në Japoni. Kësaj here ishte rradha e reaktorit nr. tre ku një rrjedhje hidrogjeni bëri që të hidhej në erë mbulesa e strukturës së jashtme. 7 persona rezultojnë të humbur e 11 të plagosur. “Eksplodimi besohet se ishte i llojit të njëjtë me atë në reaktorin numër 1. Ne kemi urdhëruar evakuimin e njerëzve, që jetojnë në rreze prej 20 kilometrash nga centrali dhe ne u kemi thënë njerëzve, që ishin në procesin e evakuimit, që të hyjnë brenda menjëherë”, tha Yukio Edano, Sekretari i kabinentit japonez.
• Rrezatimi s'na prek, Civici: Japonia është larg
Avaritë nuk kanë të sosur as në reaktoirin nr. 2 ku është jashtë përdorimit sistemi i ftohjes. Megjithatë ekpertët pohojnë se niveli i rrezikut radio aktiv mbetet i ulët. Ndërkaq autoritetet japoneze kanë shpallur gjendjen e emergjencës në një tjetër central bërthamor. Centrali Onagava u klasifikua me shkallën më të ulët të emergjencës për shkak të vlerave të rritura të radioaktivitetit, komunikoi Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vjenë.
Tokio u drodh sërish sot nga një tërmet i fuqisë prej 6,2 ballë. Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit në drejtim të kompleksit bërthamor të dëmtuar rëndë Fukushima. Si pasojë e tërmetit autoritetet japoneze paralajmëruan për rrezikun e një cunami të ri, por pak më vonë paralajmërimi u tërhoq. Bilanci i viktimave bëhet dita ditës më i frikshëm ndërsa japonezët me mungesa në furnizimin me ujë e ushqim tentojnë ti rikthehen normalitetit. Bëhet fjalë për 5 mijë të vdekur në verilindje të vendit. Vetëm në Miaxhi janë 2 mijë trupat e rekuperuar aty ku pritet që bilanci final të tejkalojë 10 mijë njerëz. Qeveria ka dyfishuar në 100 mijë numrin e ushtarëve për mbështetjen e ekipeve shpëtimtare, shumë ndihmës të huaj kanë filluar punën e tyre.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e hënë , 14 mars 2011 )