E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja e Ohrit është lënduar rëndë

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 12:16

Shënimi i përvjetorit të dhjetë të Marrëveshjes së Ohrit duhet ti unifikojë të gjitha sektorët e shoqërisë, me qëllim që ky dokument më tej të mund ti mjekojë plagët nga e kaluara dhe përfundimisht vendi të shkoj drejtë një të ardhme më të mirë.

Kështu është përgjigjur ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fure, në pyetjen se sa deri më tani sipas tij është zbatuar Marrëveshja e Ohrit.

“Deri më tani pa dyshim është bërë shumë, por autoritetet, ministritë kompetente, akoma duhet të punojnë në këtë drejtim, edhe në letër edhe në vepër. Shpresojmë se kjo Marrëveshje do ta betonojë të ardhmen e këtij vendi si një shoqëri multietnike”, deklaroi Fuere.

Ai ka folur edhe për raportin e raportuesit Dick Marty i cili bëri bujë të madhe në mediat vendore dhe ndërkombëtare.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, thotë se, lidhur me raportin e deputetit zviceran, Dick Marty, rreth tregtisë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri ende nuk ka biseduar me autoritetet maqedonase.

Ai theksoi se, raportet e tilla nuk janë të drejtuara drejtë një grupi etnik, por se bëhet fjalë për një raport i cili përfshin një vepër kriminale e cila patjetër duhet tërësisht të hetohet dhe zgjidhet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›