E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit: Plani i ri urbanistik, i nevojshëm

TIRANE-Shoqata e ndërtuesve ka përkrahur idenë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për hartimin e një plani të ri rregullues në kryeqytet.
Sipas drejtorit ekzekutiv të shoqatës së ndërtuesve, Maksim Muçi, megjithëse hartimi i këtij plani do të pengojë ndërtimet për një vit, deri në finalizimin e projektit për këtë plan, ai thotë se në kohën që kjo fazë të mbyllet, duhet të vijojë puna me zbatimin e lejeve të ndërtimit, të dhëna më parë nga KRT-ja e Bashksië së Tiranës. Po sipas kreut të ndërtuesve, Muçi, megjithëse gjatë dy viteve të fundit janë bllokuar lejet e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, kjo nuk ka sjellë rritje të çmimit të banesave. Kryebashkiaku Basha ka deklaruar se puna për planin e ri rregullues do të nisë pas 15 shtatorit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›