E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet një 40 vjecar, dyshohet për hakmarrje

SHKODËR-Një 40 vjecar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Policia e Shkodrës bën të ditur se viktima është shtetasi, Bes Dashi, 40 vjec. Vrasja ka ndodhur në lagjen “Tophanë”, ndërsa viktima ishte duke lëvizur me bicikletë kur eshte qelluar nga persona ende te panjohur nga policia.
Nga kqyrja e e trupit vërehet se vdekja ka qënë e menjëhershme pas një breshërie automatiku zbrazur mbi të.

Efektivët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Pista e parë e hetimit ku ështe përqëndruar policia është ajo e hakmarrjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›