E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nis konsultimet për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve

TIRANE-Kryetari socialist, Edi Rama ka pothuaj dy javë që ka nisur një seri konsultimesh me drejtues e deputetë të PS-së. Burimet nga këto takime bënë të ditur per te perditshmen, Gazeta Shqiptare se tematika është diskutimi i strategjisë së re të reagimit opozitar, në nisje të sezonit të ri politik në shtator.

Gjithashtu, të njëjtat burime thanë se këto konsultime të kreut socialist Edi Rama po bëhen edhe për piketimin e emrave të rinj, që do të zgjidhen në strukturat drejtuese të PS-së, në vjeshtën e këtij viti, pas Kongresit të PS-së, i cili tashmë është fiksuar në datën 5 nëntor.
Aktualisht, asgjë nuk është konkretizuar, pasi paraprakisht do të jetë grupi i punës për organizimin e partisë, i cili do të mendojë edhe për strukturën e re që do të ketë ajo, pra nëse do të ketë këtë strukturë drejtimi, me këtë numër sekretarësh apo do të ketë shtim ose pakësim të ndonjë prej posteve. Ajo që është përfolur shumë, edhe para ndryshimeve të prillit 2010 në statut ishte shtimi i postit të nënkryetarit të partisë ose edhe atë të sekretarit të përgjithshëm. Nëse ky pozicion do të rikthehet tashmë në PS, pas kaq kohësh, do të duhet që Rama të orientojë këtu një emër "besnik" dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, në gjithë periudhën.

Ajo që dihet dhe që është shfaqur edhe publikisht, prej vetë kryetarit Edi Rama është largimi nga sekretariati e rrjedhimisht edhe nga kryesia e Katriot Islamit, Andis Harasanit e Edlira Haxhiymerit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›