E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend sot shqyrtimi i kthimit te ligjit te mbetjeve

Dekreti Mazhoranca pritet te rrezoje kerkesen e Presidentit

Komisioni Parlamentar i Veprimtarise Prodhuese pritet te shqyrtoje sot dekretin e kreut te shtetit Bamir Topi mbi kthimin e ligjit per Mbetjet. Ne oren 1100 Komisioni do te shqyrtoje dekretin e Presidentit te Republikes nr. 7122 date 14.10.2011 Per kthimin per rishqyrtim ne Kuvendin e Shqiperise te projektligjit nr. 10463 date 22.9.2011 Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Per mazhorancen ligji eshte nje nisme sipas standardeve europiane dhe se argumentimi i bere nga Presidenti nuk qendron. Topi e ktheu kete ligj me faktin se neni 49 i tij lejonte importim e mbetjeve cka eshte ne kundershtim me qellimin e nismes se miratuar nga Kuvendi. Nderkohe qe shoqata te ndryshme joqeveritare kane deklaruar se jane kunder miratimit te nje ligji te tille. Kuvendi Civil nderkohe po mbledh fi rma per te mos e miratuar nje nisme te tille. Presidenti gezon vetem nje here te drejte ligjore per te kthyer nje ligj te miratuar nga Kuvendi dhe nese Legjislativi e rrezon dekretin e tij atehere ai do te hyje ne fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›