E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi nervoz i Islamit: Ata që merren me CV time janë sharlatanë

islamiDeputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami reagoi ndaj lajmeve se CV e tij zyrtare në faqen e Partisë Demokratike nuk e përmend periudhën kur ai ishte në Partinë Socialiste. Në rrjetin social Facebook Islami thotë se ata që merren me CV-në e tij janë sharlatanë. Të gjithë miqtë e mi i ftoj me qetësi të mos bezdisen nga të marrët e sharlatanët. Unë jam i qetë dhe i vendosur në bindjet e mia. Budallenjtë, të marrët, sharlatanët, keqdashësit i ftoj të vazhdojnë të nxjerrin krye, sepse unë me lazër në dorë do të vazhdoj ti ndriçoj e ti stigmatizoj, aq më tepër që ata për shkak të nivelit mediokër ngacmohen me pak fotone, madje ka edhe nga ata që vetëdalin e vetëzbulohen në dritë të diellit, shkruan Islami. Duke u ndalur tek rezultati i zgjedhjeve në njësinë numër 5, Islami shprehet se PD në këtë zonë pati një rritje të votave të saj në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Aleanca e djathtë APMI ka marrë 13002 vota në 23 qershor 2013 nga 12694 vota që kishte marrë në vitin 2009. Rritja është modeste, por jo ajo e dëshiruar dhe e programuar. Në saj të të gjithë angazhimit të gjithë strukturave partiake e të aleatëve, rezultati në këtë njësi është nga më të mirët në qarkun e Tiranës dhe nga më të mirët në shkallë kombëtare. Po ashtu duhet bërë me dije se në këtë njësi PS në terma të përqindjes është zvogëluar me -0.02 përqind, ndërkohe që në shkallë kombëtare është rritur me +0.59 përqind. Kurse LSI në njësinë 5 është rritur veçse 2.56 përqind, ndërkohë që në shkallë kombëtare është rritur me 5.6 përqind, shkruan më tej Kastriot Islami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›