E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagojnë ish-të përndjekurit: “Akt mediokër dhe i pamoralshëm, të kërkojë falje për dënimet me vdekje të Kristaqit”

Rama viziton ekspozitën e viktimave të të atit dhe të partisë së tij

Instituti i Integrimit të të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë dhe disa shoqata të kësaj shtrese e cilësojnë si një akt mediokër dhe të pamoralshëm vizitën e kryetarit të PS Edi Rama në ekspozitën kushtuar intelektualëve dhe artistëve të pushkatuar e të burgosur në diktaturën komuniste, e hapur në Muzeun Historik -Tiranë
Sipas deklaratës së Institutit dhe të shoqatave të të përndjekurve kryetari socialist dhe mbështetësit e tij brenda dhe jashtë çadrave të grevës duhet më parë të kërkojnë të falur për krimet e kryera nga baballarët dhe paraardhësit e socialistë të rinj, të cilët firmosën varjen me litar të poetëve Nela, pushkatimin e Blloshmit dhe Genc Lekës.
Në deklaratë thuhet se të persekutuarit kërkojnë nga Edi Rama dhe deputetët e tij të shkëputen një herë e mirë nga epoka më e errët e historisë së Shqipërisë, komunizmi 45 vjeçar dhe të mbështesin proceset integruese për në BE të Shqipërisë ëndërr dhe aspiratë e mijëra të pushkatuarve dhe të persekutuarve politikë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›