PD, thirrje personazheve të teatrit edvinist: Zhvendosni çadrat në trotuar për të vazhduar shfaqjen dhe qytetarët nuk pengohen

Mesida Doda: Dje Edi Rama dështoi, qytetarët e dënuan duke e braktisur
Partia Demokratike i bëri thirrje sot organizatorëve të grevës dhe grevistëve socialistë, që të zhvendosin çadrat e burgut në trotuar, për të vazhduar aty shfaqjen teatrale, duke mos penguar kështu qytetarët. Deputeti demokrat, Edi Paloka tha sot se si politikan, por edhe si qytetar i Tiranës, në mënyrë që të vazhdojë të shikojë shfaqjen e përgatitur me kujdes do dojë t’i ofrojë një kompromis çunave të bllokut të cilët që prej 16 ditësh kërkojnë zyrat e babit: “Zhvendosini çadrat në trotuar e vazhdoni shfaqjen, qytetarët nuk i pengoni dhe ju rrini sa të doni. Dje shqiptarët panë shfaqjen më të fundit të trupës teatrale ambulante. Mesa duket në programin e fundit teatror ka vendosur të luajë filma me heroizma partizane, në disa udhëkryqe të Tiranës dhe kryesisht në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit”- u shpreh Paloka. Ai tha më tej se shokët e Njësitit gueril të spitalit infektiv, na paskan habitur edhe mjekët me gjendjen e tyre perfekte shëndetësore, jo shpirtërore. “Do ta kishim vlerësuar këtë shfaqje në të gjithë komponentët e saj nëse nuk do kishte penguar seriozisht qytetarët e Tiranës për të kryer punët e tyre të përditshme”, deklaroi më tej deputeti demokrat, Edi Paloka.
Mesida Doda: Dje Edi Rama dështoi, qytetarët e dënuan duke e braktisur
Deputetja Mesila Doda, e konsideroi protestën e djeshme të opozitës dështimin e radhës të kryesocialistit Edi Rama. Ajo tha se Rama u ndesh me braktisjen më të madhe nga populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë.
Deklarata e plotë për shtyp e deputetes Doda:
“Kryetari socialist, i përbetuar se do vinte në shërbim të kauzës edhe trupin e tij, pasi foli e përfoli gjatë gjithë ditës grevën e urisë që do fillonte ai vetë, më të egrën e të gjitha kohëve, foli me një pjesë të punonjsve të tij të bashkisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, qau për fëmijët e grave që e kanë mamin pa bukë në mes të rrugës dhe më pas morri lule dhe vrapoi të hante supën e ngrohtë të mamit. Zonja deputete! Siç jua patëm thënë disa herë me rradhe sakrifica juaj ish e destinuar të ndeshej me zhgënjimin e sjelljes së një burri që ju la vetëm për disa herë me rradhë në këtë teatër politik që ju po konsumoni përpara syve tanë. Qirinjtë e munguar të tortës së ditëlindjes së një fëmije janë një apel i madh për rikthimin pranë familjarve tuaj, të cilët nuk e meritojnë këtë sakrificë për kapriçon e kryetarit tuaj. Pas dy javësh burgimi, sot ju keni vetëm konfirmimin e pasjes në krye të partisë suaj, të liderit më frikacak që ka patur ky vend…I vetmi që ka frikë të hyjë në një grevë urie edhe pse e din që është e vetmja e këtij lloji, ku edhe pas dy javësh nuk do bjerë asnjë kile, madje do dalë më I shëndetshëm sesa kur ndiqte djetën e supës së mamit.
Sigurisht që sot nuk mund të themi asgjë tjetër veçse të rikonfirmojmë keqardhjen tonë, për kushtet e mundimshme ku deputetët çadristë kanë përfunduar, në kontrast të plotë me jetën luksoze të kryetarit frikacak Rama”.