E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakte të reja/Para në dorë protestuesve për mbështetje ndaj Edi Ramës (Video)

Një video që po qarkullon në internet zbulon aferat e Edi Ramës dhe ylberistëve të tij, duke paguar qytetarët që mbështesin atë dhe kauzën boshe të opozitës. Sipas pamjeve dokumentohet që protesuesit falenderojnë Edi Ramën, pas pagesës që ai iu shpërndau përmes sekserëve të tij


(Linku për të parë videon)


pjesa e pare


http://www.youtube.com/watch?v=7l2ckdZgMV8


pjesa e dyte


http://www.youtube.com/watch?v=fc9-KLrhMV0


Zbulohen të tjera argumente të cilat deligjitimojnë protestën e opozitës, e cila tashmë mund të konsiderohet thjesht si një arenë qejfi, demaskimi dhe pagesash të rëndomta thjesht e vetëm duke përplasur duart, apo çirrur zërin në shenjë oportuniteti për Edi Ramën dhe ylberistët e bllokut. Një protestë dhe grevë urie e manipuluar, gjë e cila vihet re pikërisht nga pamjet e filmuara nga një kamera amatore gjatë ditës së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas pamjeve të servirura nga kamera amatore, dokumentohet që protesuesit falenderojnë Edi Ramën, pas pagesës që ai iu shpërndau përmes sekserëve të tij. Dy personazhe janë protagonistët e këtyre pamjeve të filmuara dje gjatë kohës kur kryetari i Partisë Socialiste mbante fjalimin e tij. Ky zotëria këtu është ai që mban paratë nëpër zarfa dhe ky zotëria tjetër më syze ka listën e emrave dhe mban shënim për cdo pagesë të kryer. Ky është një prej momenteve kur paratë numërohen brenda zarfit dhe i jepen këtij protestuesi, i cili e tregon kënaqësinë e tij me shprehjen e fytyrës. Ndërsa të tjerë pjesëmarrës të protestës mbajnë rradhën për të marrë atë çka u është premtuar. Ja ku duket qartë teksa zotëria i parave i mbështjell me letra e zarfa, duke i ruajtur e maskuar sa në një xhep në tjetrin. Shpërndarësit e shpërblimeve janë të kujdesshëm: Ruhen nga kalimtarët e rastit ruhen edhe nga sytë kuriozë. Konsultojnë disa herë listat që kanë në xhepa, i kanë shpërblyer të gjithë apo jo, flasin me shefat në telefon për të marrë porositë e rastit. Por a i paguan Partia Socialiste të gjithë pjesëmarrësit në protestë. Kjo nuk dihet me siguri, por ky zotëria i thinjur pasi mbajti rradhën më parë e tregon qartë në fytyrë pakënaqësinë e tij. Ndoshta kësaj rradhe nuk e ka patur emrin në listë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›