E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët tjetër apel opozitës: Zgjidhja vetëm në parlament dhe në respekt me kushtetutën dhe ligjet në fuqi

Bashkimi Evropian përsërit edhe njëherë se marrëveshja për kapërcimin e ngërçit politik duhet të bazohet në kushtetutën e vendit dhe në transparencë. Shefi i delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, u shpreh sot se të dyja palët politike duhet të arrijnë në një konkluzion të përbashkët në bazë të ligjeve dhe vendimeve në fuqi.
“Bashkimi Europian do të mirëpriste çfarë do lloj marrëveshje që do të arrihej mes udhëheqësve politikë të Shqipërisë, e cila do të respektonte parimet bazë të demokracisë, të cilat janë kushtetuta dhe transparenca. Ne inkurajomë gjetjen e një zgjidhje të shpejtë dhe siç thash, brenda kuadrit ligjor dhe të transparencës”- u shpreh shefi i delegacionit të KE-së, Helmut Lohan.
Zyrtari i lartë i Brukselit për Shqipërinë, theksoi gjithashtu se BE ditën e martë i kërkoi palëve politike t’i japin zgjidhje krizës politike, por sipas tij që prej të martës asgjë nuk ka ndryshuar.
“Ditën e martë, BE ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët të bashkëpunojë në mënyrë aktive që të rivendosin funksionimin e pandërprerë të parlamentit, duke përfshirë, si mazhorancën qeverisëse ashtu edhe opozitën. Që nga dita e martë ne nuk kemi parë progres apo ecuri, qoftë në parlament, apo në rrugë. Tani është koha që udhëheqësit politikë shqiptarë ti japin fund ngërçit politik”, vuri në dukje ai.
Institucionet e Bashkimit Evropian kanë reaguar vazhdimisht për zgjidhjen e situatës politike në vend, duke ia lënë këtë në dorë lidërve politik shqiptarë, për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar afro 10 muaj më parë. Por, krahas qëndrimit të ndërkombëtarëve, të cilët me të drejtë propozojnë një rrugë dalje siç është pjesëmarrja në parlament dhe veprimi në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së vendit, është një klikë eunuke që nuk kërkon as dialog dhe as konsensus parlamentar, por thjesht dhuratë në tavolinë, për të shpaguar amanetin e baballarëve të nomeklaturës komuniste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›