E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e ngërçit, Berisha: Rama të pranojë sugjerimet e ndërkombëtarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit

Kryeministri Berisha shprehet edhe njëherë i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën e në përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi. Gjatë konferencës për shtyp, menjëherë pas kthimit nga Zagrebi, Berisha tha se i vetmi propozim i ndërkombëtarëve ka qenë në tryezën e organizuar nga Presidenti Topi.
“Jam gati të bashkëpunoj plotësisht për të zgjidhur krizën duke u mbështetur në rezolutën e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian, në deklaratën e Komisionit Europian si dhe me komisionin hetimor që kam ngritur. Në tryezën time kam deklaratën e Byrosë Parlamentare të Këshillit Europian dhe rezolutën e Komisionit Europian dhe kërkesat e parashtruara ndaj nesh gjatë vizitës time në Bruksel”- tha kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë vuri në dukje se “BE ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se këtë çështje duhet ta zgjidhin shqiptarët”. “Unë e mbështes këtë dhe garantoj se çdo institucion se në Shqipëri ekzistojnë mekanizmat e shtetit ligjor për ti dhënë zgjidhje çdo problemi, gjithçka tjetër jashtë kësaj është gënjeshtër e bazuar mbi mashtrimin dhe shpifjen”- nënvizon kryeministri Berisha.
“Për të hequr çdo lloj aludim, në tryezën e presidentit ishte ofruar një sugjerim që ai ti drejtohej Komisionit të Venecias por Presidenti refuzoi dhe unë e mbështes. Kryeministri nuk mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për vendime të gjykatave të vendit të vet, për shkak të sovranitetit, dhe jo të shkojë të padisë gjyqtarët e vendit të vet”- deklaroi kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit, ai që ka ai që ka ankesa mund t’i drejtohet Kushtetutës e cila vepron në ligjet e këtij vendit të shkruajtura nga PS-së.
“Rama mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetutës e cila ka tagrin ti kërkojë Komisionit të Venecias rekomandim. Ftoj Ramën të pranojë zgjidhjen e ofruar nga Byroja e Parlamentare e Këshillit Europian dhe të Komisionit Europian sepse këto institucione u pranuan bashkarisht nga të dy palët. Rezoluta e tyre u pranua bashkarisht nga të dy palët, delegacioni presidencial u pranua nga të dy palët. Deklarata e Byrosë Parlamentare e KiE është dokumenti i shkëlqyer për t’i dhënë fund zgjidhjes së çdo ngërçi. Kjo deklaratë krijon mundësinë më të plotë për transparencën më të madhe dhe në mbështetje të plotë të Kushtetutës”, u shpreh më tej, kryeministri Sali Berisha.


Berisha: Opozita ka të drejtë të protestojë, por ekipet shëndetësore duhet të kontrollojnë grevistët


“Anti ligjore zënia e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përgjegjës janë ata që kanë ngritur kampin e ngujimit”


Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot gjatë një konference për shtyp se mazhoranca do të respektojë cdo metodë proteste të opozitës, brenda normave ligjore, të cilat ia artibuon kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Kreu i qeverisë tha se Shqipëri mbizotëron demokracia dhe liria e fjalës dhe e shprehjes. “Për sa kohë grevistët do rrinë në grevë, do respektohet. Kjo mërzit qytetarët dhe trafikun e Tiranës. Kjo është në kundërshtim me ligjin, por për këtë të përgjigjen ata që kanë marrë vendimin për të ngirtur kampin e ngujimit në aortën e Tiranës”- u shpreh Berisha. Ai i ka bërë apel kreut të PS-së Rama që të lejojë ekipet shëndetësore zyrtare të kontrollojë grevistët. “Edhe ata që lëndojnë edhe ata që këndojnë duhet të mjekohen”,- tha shefi i ekzekutivit. Sa i përket takimit vjetor të BERZH, Berisha tha se në samit deklaroi se Shqipëria ndjeu pasojat e krizës financiare. “Por këtë vit ka një rritje me 140% të eksporteve. Në këtë rritje, 45% e saj i detyrohet energjisë, por mbi 90% ështe e palidhur me energjinë. Në një kohë kur vendet e tjera njoftonin për rënie të ekonomisë, ai deklaroi se qeveria shqiptare do të vijojë rritjen e pagave e pensioneve”, deklaroi më tej kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›