Reagon Astrit Patozi Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike

Mirepresim propozimin e opozites per oferten tone te kahershme - shqyrtimi me seriozitet dhe sipas Kushtetutes
Ne nje dalje per shtyp kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi shprehu dje vleresimin ne emer te mazhorances mbi depozitimin e kerkeses se Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Me duhet te nenvizoj tha Patozi se ky akt vjen gati tre jave pas letres qe kryetari i PS Edvin Rama i dergoi Kryeministrit te vendit dhe kryetarit te PD-se Sali Berisha. Me kete rast ne mirepresim futjen ne procedure institucionale te nje pretendimi te kahershem te opozites.
Duke shprehur gatishmerine e Partise Demokratike se kerkesa e Partise Socialsite do te trajtohet me seriozitet te madh Astrit Patozi saktesoi se mazhoranca eshte e hapur per cdo hetim parlamentar ne mbeshtetje me Kushtetuten e Republikes.
Dua gjithashtu te garantoj PS-ne dhe cdo qytetar te ketij vendi se kjo kerkese tashme ligjore pasi mban firmat e mbi 28 deputeteve te Parlamentit Shqiptar do te shqyrtohet dhe trajtohet me seriozitetin me te madh nga ana jone. Nderkohe me duhet te theksoj edhe nje here se kjo mazhorance qendron teresisht e hapur per cdo hetim qe do te kryhet ne perputhje me Kushtetuten e vendit vendimin e Gjykates Kushtetuese Kodin Zgjedhor dhe ligjin per Komisionet Hetimore Parlamentare perfundoi Astrit Patozi.
Deputetet socialiste dorezuan dy dite me pare projektin per ngritjen e komisionit hetimor dhe kane modifikuar pikerisht kete pike. Nepermjet ketij propozimi PS-ja pretendon se ka hequr dore nga fletet e votimit por ka kerkuar qe ato te depozitohen dhe te vihen ne dispozicion te komisionit hetimor cka do te thote nje anashkalim te pikes 6 te nenit 178 te Kodit.
Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ ti ruaje dhe ti vere ne dispozicion te komisionit hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej komisionit hetimor thuhet ne piken kater te projektvendimit te dorezuar ne Kuvend se bashku me firmat e 28 deputeteve te PS-se.
Nderkohe sipas propozimit te PS-se komisioni hetimor do te kete nje afat prej kater muajsh per te hetuar ne lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit duke filluar qe nga koha kur miratohet ne Kuvend dhe me pas do te beje dhe sugjerimet per kodin e ri zgjedhor.
Ne rast se ndodh kjo atehere ndryshimi i Kodit Zgjedhor per zgjedhjet e ardhshme lokale do te jete i pamundur ose e vetmja zgjidhje do te ishte te shkohej ne zgjedhjet lokale me kodin aktual.