Plagosje ne Elbasan nje 17-vjecar qellohet me arme nga daja i tij
Një 17-vjeçar nga Vidhasi i Elbasanit është qëlluar me armë nga daja i tij.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në një nga lokalet e këtij fshati.
Andi Çela, 25 vjeç, ka qëlluar me pistoletë nipin e tij Desjan Sala, 17 vjeç.
Sipas dëshmitarëve okularë, mes 25-vjeçarit dhe djalit të motrës së tij, ka patur një konflikt i cili ka ardhur duke u tensionuar ndërsa ata po vazhdonin të abuzonin me pijen.
Pas konfliktit me fjalë fyese ka nxjerrë pistoletën dhe në atë çast nipi ka tentuar ta paralizojë dajën që mbante pistoletën në duar, por arma është shkrepur dhe plumbi ka plagosur lehtë në dorë Andi Çelën dhe ka qëlluar në trup nipin e tij Desjan Sala.
Më pas është lajmëruar policia, ndërsa Desjan Sala është nisur me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit e cila ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pistoleta që ai mbante pa leje.