Reagon Bushati: Kryeministri sajoi një histori të paqenë
Deputeti socialist, Ditmir Bushati, i akuzuar nga Kryeministri Sali Berisha se ka "lobuar" kundër liberalizimit të vizave, sqaron në një intervistë për "Shqip" pozicionin e tij për darkën e përfolur të 24 nëntorit.
Zoti Bushati, Kryeministri Sali Berisha ju ka akuzuar personalisht se keni lobuar pranë komunitetit ndërkombëtar që Shqipëria të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave. Cili është pozicioni juaj?
Është paradoksale të pranohet një shpifje e tillë, pasi indirekt do të nënkuptohej që unë paskam më shumë influencë e "muskuj" se sa qeveria shqiptare përballë komunitetit ndërkombëtar. Fatkeqësisht Shqipëria gjendet nën drejtimin e një njeriu që duket qartë se ka humbur fillin e arsyes dhe durimin. Berisha në vend që t‘u kërkojë ndjesë qytetarëve për dështimin e qeverisë së tij, për faktin se shqiptarët nuk do të lëvizin lirisht në hapësirën Shengen këtë fundviti sikundër maqedonasit, serbët dhe malazezët, sajon me keqdashje nën traditën e tij staliniste histori me "armiq" dhe "imperialistë". Veçse në dallim nga Enveri, Sali Berisha kundërshtarët brenda dhe jashtë vendit i shpall përveçse "armiq" edhe "mafiozë". Personalisht kam kontribuar në procesin e liberalizimit të vizave fill pas Samitit të Selanikut në vitin 2003, kur si pjesë e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfshimë një nen dhe deklaratë të posaçme që përcaktonte që në vitin 2004 kriteret që duhet të plotësonte Shqipëria në mënyrë që të përfitonim nga heqja e regjimit të vizave me hapësirën Shengen. Aktiviteti dhe ekspertiza ime disavjeçare në shoqërinë civile brenda dhe jashtë vendit dëshmon publikisht se kam punuar e kontribuar jo pak në këtë proces. Kam qenë ndër të paktët zëra publikë që kam pasur kurajën të dëshmoj me studime e fakte se Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave nuk funksionon në praktikë, sikundër që në vitin 2007 në disa aktivitete e forume në Tiranë, Bruksel dhe kryeqytete të disa prej vendeve anëtare të BE-së, bazuar në studimet që kam kryer me ekspertë të tjerë, kam kërkuar heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, me kushtin që Shqipëria të përmbushë kriteret e kërkuara. Qëndrimi im nuk ka ndryshuar as me përfshirjen time në jetën politike, pavarësisht historive konspirative që e kanë origjinën në botëkuptimin stalinist të Kryeministrit apo ministrave të oborrit të tij, të cilët mbajnë përgjegjësi kryesore për faktin se Shqipëria mbeti vendi i fundit në këtë proces, pavarësisht se e filloi e para.
Gjithsesi, zoti Bushati, zoti Berisha në akuzat e tij i referohet një kohë konkrete. Pra një darke të shtruar nga BE-ja më 24 nëntor 2009, me rastin e vizitës së Pierre Mirel në Tiranë dhe pretendon se në prani të 10 personave ju dhe deputetët e tjerë socialistë të pranishëm jeni shprehur se nëse hiqen vizat, BE-ja do përballet me një eksod dhe do të vërshojnë kriminelët. Sa qëndron kjo akuzë?
Gjuha fyese dhe shpifjet ndaj meje arritën kulmin kur Berisha sajoi një histori, kësaj radhe jashtë traditës staliniste, duke guxuar të përmendë emra konkretë dhe të përfshijë madje edhe zyrtarë të BE-së, për ta bërë më të besueshme historinë e tij konspirative para opinionit publik e për të fshehur në të njëjtën kohë dështimin e qeverisë së tij në procesin e liberalizimit të vizave. Opinionit publik dua t‘i them se më 24 nëntor 2009 kam qenë duke u kthyer nga një udhëtim jashtë vendit dhe kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS i instaluar në pikat e kalimit kufitar, në rast se ky sistem punon ashtu siç pretendon qeveria. Për këtë shpifje të ulët kam vënë në dijeni të gjithë partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar e do të vazhdoj të punoj ngushtësisht, pavarësisht statusit tim në shoqëri. Këto janë shpifje që vijnë nga një njeri që ka humbur ekuilibrin mendor, për faktin se mbretërimit të tij 20-vjeçar me dhunë, baltë e primitivizëm po i vjen fundi. Por e keqja më e madhe nuk është Berisha, por kolegët e mazhorancës që kanë qenë në atë darkë, Rusmali, Mima, Kadilli dhe Haxhinasto, të cilët në rast se nuk kanë kurajën të dalin e të përgënjeshtrojnë Kryeministrin e tyre, shpresoj ta kenë sadopak ndërgjegjen e pastër e të skuqen kur dëgjojnë shpifje e sajesa të tilla, të denja veç për oborrin e Berishës.
D.M.