Thirrë-Kalimash, lind biznesi i nxjerrjes nga balta
Duket se mbikalimi Thirrë-Kalimash po hap një "biznes" mjaft fitimprurës për kamionët e zonës, të cilët prej kohësh ankoheshin se nuk kishin punë. Terreni i vështirë për kalimin e automjeteve mbi tunel gjatë ditëve të fundit, shpesh të shoqëruar me shi, ka hapur një front të ri pune për kamionët. Këta të fundit "presin" të nxjerrin nga balta drejtuesit e automjeteve të mbetur në vështirësi ose tërheqin automjetet e vogla që nuk mund të ngjiten nëpër shpatin e malit dhe këtë e bëjnë kundrejt një shpërblimi. Janë kamionë që kanë bartur më herët dru zjarri apo lëndë inerte, por që me ndihmën që ofrojnë për kalimin e mbikalimit cilësohen tashmë nga shoferët si "kujdestarët e rrugës së shkurtër".
Një 35-vjeçar nga Thirra, i cili punonte me kamion tregon se puna me kalimin e mjeteve, nga Thirra deri në vendin e njohur si
"Truall i Surroit", ku më pas zbret në Kalimash, ka nisur ditët e fundit krejt rastësisht. "Ne jemi dy-tre shoferë që punojmë në këto anë dhe mbajmë vazhdimisht kavo me vete, sepse na duhet për problemet që mund të hasim, ose për të ndihmuar njëri-tjetrin. Por duke parë se gati në çdo orë na marrin në telefon: hajde se një makinë ka mbetur në baltë, vendosëm të rrimë në rrugë dhe të ndihmojmë kalimin e mjeteve, por kundrejt një shpërblimi", thotë shoferi duke treguar se kjo copë rrugë po kalohet nga qindra furgonë dhe autovetura, të cilat nuk janë të përshtatshme për një rrugë të tillë. Një shofer tjetër, banor i po asaj zone shton se nuk i pëlqente të shkruhej për mbikalimin, aq më tepër për biznesin e tyre "me kavo".
"Dëgjo, mor zotëri, kjo puna jonë është një punë informale dhe po na dëmton nëse do ta bësh publike. Një makinë apo dy makina i nxjerrim pa shpërblim, por kur kjo gjë na merr krejt ditën, nuk kemi çfarë të bëjmë", thotë ai duke shtuar se rrinin me radhë edhe në orët e vona të natës, pasi qarkullimi nuk pushonte.
Shpërblimi
Shërbimi që ofrojnë kushton 500 lekë. Disa shoferë kuksianë pohojnë se kjo ishte një pagesë që e jepnin me kënaqësi, sepse kështu shmangin rrugën e vjetër nga Puka. Madje, një pasagjer u shpreh se ishte gati të paguante shumë më tepër, pasi kamionët ishin shpëtimtarë për të, siç tha, duke u betuar se nuk do të vinte nga mbikalimi. Por e nesërmja gjen të tjerë pasagjerë të cilët synojnë gjithashtu të shmangin rrugën e vjetër e të lodhshme. Njerëzit bëjnë llogarinë e thjeshtë, siç tregojnë ata vetë. Rruga e vjetër zgjat nga 6 deri në 8 orë, ndërkohë që me mbikalimin Tirana arrihet vetëm për tri orë.
Problemet
Në ditët me shi e mot të keq, edhe kamionët nuk kanë mundur të punojnë me efektivitet të lartë, duke bërë që dhjetëra autovetura dhe furgonë të kthejnë mbrapsht, duke u detyruar të zbresin edhe një herë në Thirrë. Prej andej përshkojnë autostradën deri në daljen e zonës së Spaçit, dhe më pas ngjiten në Rreps ku kanë marrë rrugën e vjetër drejt Fushë-Arrësit e më tej në Kukës përmes Qafës së Malit. Në përgjithësi, "viktimë" e këtij udhëtimi të dyfishtë e të lodhshëm bien kosovarët, të cilët tek dëgjojnë në Tiranë përgjigjen e kuksianëve se kanë ardhur përmes mbikalimit në Thirrë, e mendojnë të lehtë edhe të anasjellën. Por nëse udhëtimi nga Kalimashi përbën një zbritje jo shumë të vështirë, ngjitja në kthim është gati një aventurë. Ditë më parë një numër mjetesh kishin mbetur në mes të mbikalimit, pikërisht sepse disa prej mjeteve nuk kanë mundur të ecin në maloren e theksuar ku edhe kthimi mbrapsht ka qenë i pamundur. Pavarësisht nga çmimi që paguajnë për një tërheqje me kavo, shoferët e furgonëve, në veçanti të atyre që nuk janë 4x4 (me katër gomat aktive) tregojnë se gatishmëria e skodave aty është një gjë shumë e mirë dhe që po i ndihmon ato në sigurimin e pasagjerëve. Por shoferët nuk harrojnë të apelojë në adresë të institucioneve që kjo rrugë ka nevojë të bëhet e kalueshme për automjetet, "të paktën të shtrohet me zhavorr", siç tha një drejtues mjeti.