Gjyqtarët, pse e refuzuan mbledhjen e Tiranës
Dy ditë pas mbledhjes së gjyqtarëve nga i gjithë vendi, e cila mund të quhet e dështuar për sa i përket pjesëmarrjes, gazeta ka marrë edhe reagimet e para, veçanërisht të palës që kundërshton iniciativën e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Dy organizmat kryesorë ku janë grupuar togat e zeza shqiptare, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve, janë përplasur fort me argumente pro dhe kundër, për faktin nëse duhet të mblidhet Konferenca Gjyqësore edhe pa ekzistencën e një ligji. Përfaqësuesit e shoqatës së parë, Manjola Bejleri dhe Klodian Rado kanë këmbëngulur për mosmbledhjen e Konferencës, ndërsa të një mendimi dhe strategjie tjetër kanë qenë ata të Unionit që si duket kanë vendosur t‘i shkojnë deri në fund idesë së zhvillimit të saj dhe emërimit të vendeve vakant në KLD. Edhe pse pjesëmarrja pardje ka qenë tejet e dobët (119 nga 300 gjyqtarë gjithsej), u vendos që të ngrihet një grup pune, i cili do të organizojë Konferencën Kombëtare, pa pritur që ligji të kalojë në Parlament. Sot flasin kryesuesit e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Manjola Bejleri dhe Klodian Rado, të cilët pretendojnë se me mendimin e tyre kundër, përbëjnë shumicën, si dhe gjyqtarë në Qarkun e Korçës dhe Fierit.
Manjola Bejleri, gjyqtare
"Takimi i pardjeshëm mund të cilësohet si një mbledhje, që u vendos që të diskutohet edhe për Konferencën e Gjyqësorit. Kjo ishte mbledhja e dytë, pasi në mbledhjen e parë që u bë me kryetarët e gjykatave, u la unanimisht që Konferenca nuk mund të mblidhej pa ligj. Ndërsa në mbledhjen e dytë u hodh për diskutim e njëjta temë, ku ishin tri pika, të cilat konsistojnë në pavarësinë, besimin te publiku dhe për Konferencën Gjyqësore, nëse duhet të mblidhen me ligj apo pa ligj. Pra ishte iniciativa e një grupi që të bëhej kjo mbledhje, pasi kryetarja e Gjykatës së Lartë, e cila më parë ka qenë kryetare e Konferencës Gjyqësore, meqë ra ligji nuk ka asnjeri tagrin ligjor që ta thërrasë atë. Në atë mbledhje u vendos që të bëhet për të marrë mendimin e gjithë gjyqtarëve. Ajo nuk kishte si të ishte institucionale, gjithsesi mbetet një mbledhje për të marrë mendime. Ndërsa në fund ishte vendosur që të bëhej votim dhe unë për këtë nuk kam qenë dakord. Mbledhja që në momentin e parë u zhvillua me dy seksione, paradite dhe pasdite. Meqë u vu re se pjesëmarrja ishte nën numrin e gjysmës së anëtarëve, siç u deklarua edhe nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, nuk mund të votohej, pasi rezultati i atij votimi nuk do të kishte vlerë. Një minorancë nuk mund të diktojë mazhorancë, e cila nuk ndodhet dhe nuk ka ardhur për të shprehur mendimin për ditën e votimeve. Ndërsa për dy pikat e tjera mendoj se mbledhja ishte e vlefshme, pasi gjyqtarët diskutuan për pavarësinë dhe për besimin e komunitetit te gjykatat, pa lënë mënjanë edhe të gjitha problemet që ka gjyqësori, qoftë nga tagri, infrastruktura etj. Për sa i përket Konferencës Gjyqësore, që në fillim u deklarua se aty ishin 116 apo 119 të pranishëm, pra ishte nën minimum dhe për këtë nuk mund të hidhej në votim nëse lihej thirrja me ligj apo pa ligj. Madje, në seksionin e pasdites ishin akoma më pak, ishin vetëm 82 veta. Këta nuk votuan as më letër, por u hodh ideja dhe u votua me ngritje duarsh dhe nga kjo u votua që kryetarja e Gjykatës së Lartë, të thërrasë konferencën, të krijojë një grup nismëtarësh etj. Pyetja ime është kjo. A do ta pranojë kryetarja e Gjykatës së Lartë që një grup prej 82 vetash, të cilët janë një pakicë të ndikojë gjithë shumicën tjetër, e cila nuk ishte prezent? Domethënë nuk është ideja që të flasim me shifra, por për një vendimmarrje gjyqtarësh. Të gjitha hallkat e para për ligjin kanë kaluar, pra drafti është gati, edhe nga ekzekutivi, pasi është bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe ka mbetur te ligjvënësi. Derisa Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një ligj, i cili ishte miratuar me një shumicë të thjeshtë dhe thotë se duhet të miratohet me 3/5 e Kuvendit, mund të themi se tani ecim vetëm me një statut, të cilin e bëjmë vetë. Të gjitha argumentet u paraqitën hollësishëm, por kuptohet se secili mund të ketë mendimin e vet në një komunitet të tillë. Mendoj që KLD-ja me mungesën e dy prej gjyqtarëve nuk pengon në marrjen e vendimeve, ndërsa dy të tjerët me ligjin bazë të organizimit të KLD-së, kanë të drejtë të vazhdojnë mandatin derisa të emërohet tjetri.
Klodian Rado, magjistrat-gjyqtar
"Takimi i pardjeshëm i gjyqtarëve, pavarësisht se nga kush është thirrur, ishte një mbledhje jozyrtare e të gjithë gjyqtarëve të Shqipërisë. Pra ashtu si çdokush që ka të drejtë të mblidhet apo organizohet, edhe gjyqtarët kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo e drejtë themelore. Në këtë kuptim s‘ka asnjë problem. Po ajo që unë shqetësohem si jurist dhe si gjyqtar, është që takimi i pardjeshëm ligjërisht nuk mund të quhet si Konferencë Gjyqësore Kombëtare. Kjo sepse për këtë organ kushtetues, nuk ka ligj që të saktësojë procedurat se si organizohet dhe si duhet të funksionojë ky organ. Vendimi i djeshëm i marrë nga një grup gjyqtarësh prej 50 vetash, që në fakt përbëjnë më pak se 1/7 e gjyqtarëve, për të deleguar kryetaren e Gjykatës së Lartë për të mbledhur Konferencën Gjyqësore, është një nonsens juridik dhe i pakuptimtë. Së pari, në asnjë ligj që është sot në fuqi, nuk i njihet kjo e drejtë sot Kryetares së Gjykatës së Lartë. Kështu që ajo s‘ka bazë ligjore për ta bërë. Së dyti, nuk ka se si të mbledhë një organ kushtetues, i cili nuk mund të funksionojë pa një ligj organik. Kjo sepse mungojnë rregullat ligjore për mënyrën si duhet të organizohet dhe si do funksionojë ky organ. Së treti, ky vendim është marrë nga më pak se 1/7 e gjyqtarëve, dhe ju e kuptoni që askund në botën demokratike, nuk i njihet e drejta pakicës për të marrë vendime. Demokracia është një rend juridik ku të drejtën për të marrë vendime e ka shumica, duke respektuar të drejtat e pakicës. Përgjithësisht, sistemet juridike ku pakica merr vendimet, s‘lidhet me shtetin e së drejtës apo sistemet demokratike, por me ato totalitare apo oligarkike.
Besoj që debatet që po zhvillohen tani për gjyqësorin, është thjesht një debat juridik ndërmjet juristëve, në rastin konkret ndërmjet gjyqtarëve dhe jo politik. Në çdo vend të botës njihet fakti që një ligj apo jo situatë juridike, jo gjithmonë mund të interpretohet në mënyrë unike nga gjyqtarët, Dhe natyrshëm mund të ketë debat juridik. Pra, dua të besoj që edhe ky rast është një i tillë. Fakti që politika mund të ketë interesa për ta interpretuar situatën juridike, në një mënyrë ose në një tjetër, mendoj që gjyqtarët nuk duhet t‘i prekë nga pozicioni i tyre i pavarur dhe i paanshëm. Si konkluzion, ajo që mendoj, është se pavarësisht se politika mund të mundohet të depërtojë, gjyqtarët duhet të bëjnë atë që kanë detyrë kushtetuese të bëjnë: Të jenë të pavarur dhe të paanshëm, duke qenë të varur vetëm nga Kushtetuta dhe nga ligji.
Po.ho ble.gi