E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça vijon të synojë Tiago Silvën

Barcelona ende duket se nuk është dorëzuar në luftën për mbrojtësin e fuqishëm të Milanit, brazilianin Tiago Silva. “El Mundo Deportivo” raporton se qendërmbrojtësit është duke i pëlqyer ideja për të nënshkruar me Barcelonën me të përfunduar sezoni. Pujol është në prag të largimit dhe Abidal nuk e ka të garantuar të ardhmen, kështu që Barcelonës nuk i mbetet alternativë tjetër më e mirë përveçse Tiago Silvës, për të cilin mediat katalanase thonë se skuadra blaugrana është e gatshme të paguajë shifra të çmendura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›