Reagon Greqia Shqiperia po ndikohet nga nacionalistet
Greqia ka shprehur shqetesim lidhur me ndryshimin e modelit te certifikatave ku eshte hequr cilesimi i origjines. Ministria Jashtme e saj me ane te zedhenesit te ketij dikasteri ka shprehur rezervat lidhur me kete zhvillim. Ne kete qendrim zyrtar thuhet se Shqiperia ka rene ne kurthin e nacionalisteve qe kerkojne qe regjistrimi i popullsise te mos behet mbi bazen fetare dhe kombetare. Ky qendrim eshte shprehur nga zedhenesi i ministrise se Jashtme Gregory Delavekouras.
Jemi te shqetesuar per kete ceshtje dhe po e ndjekim nga afer. Qeveria shqiptare vendosi te heq origjinen kombetare nga certifikatat personale dhe familjare pa u konsultuar paraprakisht me pakicat qe jetojne ne vend. Nga kjo ngihen pikepyetje te logjikshme dhe shqetesuese ne lidhje me motivet qe ndryshuan kete praktike te zbatuar ne dekada u shpreh Delavekouras gjate nje konference per shtyp.
Greqia ka lidhur kete zhvillim dhe me shtyrjen e regjistrimit te popullsise duke u shprehur se kjo te jep te kuptosh se Shqiperia gjunjezuar nga grupet nacionaliste te cilet kundershtojne perfshirjen ne te te pyetjeve lidhur me kombesine gjuhen dhe besimin.
Vendimet te japin pershtypjen se qeveria shqiptare eshte perulur nga presionet e elementeve ekstremiste qe nuk pranojne ekzistencen e minoriteteve ne vend dhe qe jane sistematikisht cenues te marredhenieve mes vendeve tona eshte shprehur zedhenesi i ministrise.
Greqia ka kujtuar se mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE por kjo duhet bere konform rregullave qe kerkon unioni duke kerkuar keshtu respektimin e kritereve te Kopenhagenit ku flitet per respektimin e te drejtave te njeriut dhe minoriteti. Per keto vendime te Shqiperise Delavekouras tha se Greqia do te informoje ne menyre te detajuar organizmat kompetente. I bejme thirrje Shqiperise qe te zhvilloje konsultim konstruktiv me perfaqesine e minoritetit te cilet kane shprehur kundershti lidhur me kete vendim thuhet ne perfundim.