E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor i kërkon KQZ-së tabelat e KZAZ-ve

Pasi ka dëgjuar për më shumë se 4 orë pretendimet e PS-së, PD dhe KQZ për padinë e dorëzuar nga socialistet, Kolegji Zgjedhor ka vendosur t`i kërkojë KQZ-së tabelat përmbledhëse të 10- KZAZ-ve, pa ndryshimet, që më pas ka bërë KQZ-ja duke numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara.

Kolegji ka kërkuar në cilësinë e provës materiale edhe tabelat përmbledhëse të grupeve numërimit për këto KZAZ. Trupi gjykues e arsyetoi këtë kërkesë si provë për të vërtetuar nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditë kur KQZ miratoi vendimin 709, i cili parashikonte numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. Seanca e Kolegjit Zgjedhor, me ralator Tom Ndrecën do rinisë në orën 17:00.
 

Seanca e Kolegjit nisi në orën 10.00 ku palët kanë prezantuar pretendimet e tyre. Fillimisht fjalën e ka marrë avokati i PS-së, Arjan Salati sipas së cilit KQZ tejkaloi kompetencat kur vendosi të numërojë fletët në kutitë gabim, si dhe ndryshoi tabelat nga KZAZ-të e Tiranës.
Sipas tij, akti i miratuar nga KQZ-ja, nuk është i ndërmjetëm por përfundimtar, por duhet vlerësuar si nul, pasi nuk ka marrë kuorumin e nevojshëm prej 5 votash. Ndërsa avokatja e KQZ-së Dëshira Pasko tha se vendimi i marrë nga KQZ është i ligjshëm ndërsa akti i miratuar nga KQZ nuk është normativ. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe avokati i PD, Ivi Kaso që e cilësoi aktin individual dhe jo normativ. Ai tha se duhej numëruar vullneti i çdo zgjedhësi, përfshirë votat e hedhura në kutinë e gabuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›