E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon LSI: Edi Rama të bëhet pjesë e integrimit

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon dhe njëherë Partisë Socialiste të mos pengojë vendin në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në LSI, Ardit çela u shpreh se mbështetja e Brukselit është evidente, por Shqipëria nuk duhet të humbasë shansin historik, për të erë të re marrëdhëniesh me BE-në.
“Lëvizja Socialiste për Integrim thekson edhe njëherë se rezoluta e Parlamentit Europian është udhërrëfyesi më i mirë, që duhet të ndjekë politika shqiptare për të mbërritur në standardet të cilat të bëjnë të mundur që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Në të njëjtën kohë, LSI konstaton me keqardhje se qëndrimi refraktar i lidershipit të Partisë Socialiste ndaj rezolutës së Parlamentit Europian, është në dëm të interesave të vendit, është në dëm të integrimit europian të Shqipërisë”- u shpreh ai.
Zyrtari i LSI-së shtoi më tej se Shqipëria nuk do të humbë sfidat e saj të integrimit dhe shqiptarët nuk do të humbasin shansin për të qenë pjesë e Europës së Bashkuar, vetëm e vetëm se Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet.
“Ndaj e ftojmë Partinë Socialiste, ta lërë inatin mënjanë, të reflektojë në qëndrimin e vetë duke hequr dorë nga qëndrimet emocionale dhe irracionale, e të bëhet pjesë e kontributit për Shqipërinë Europiane”- vuri në dukje më tej, Ardit çela, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në LSI.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›