E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Imami përuron 3 ura “Bejli” në komunën Margegaj, Tropojë

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami përuroi dje në Tropojë, 3 ura “Bejli” të ngritura në këtë zonë nga forcat xheniere të Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Në fjalën e tij, Imami përgëzoi në fjalën e tij, Forcat e Armatosura, të cilat sipas tij një forcë që renditet përkrah 27 vendeve të tjera anëtare të NATO-s.
“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që ndodhem këtu”, - tha z. Imami në fjalën e tij, - për të bërë dorëzimin e një vepre modeste, por shenjë dhe simbol i një marrëdhënie të shkëlqyer të komunitetit dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
“Ne tashmë jemi një vend anëtar i NATO-s, forcat tona të armatosura janë një forcë krahas 27 vendeve të tjera të Aleancës më të madhe, më të fuqishme që kanë parë kohërat, i një aleance që mbështetet në parimet e demokracisë, për të cilat ne duhet edhe të kontribuojmë”. Më pas, ministri Imami foli për marrëdhëniet e ngushta që ushtria jonë ka me komunitetin, me publikun shqiptar, si dhe për kontributin që ajo ka dhënë në operacionet paqeruajtëse në Irak, Bosnje-Hercegovinë, në çad dhe vazhdon në Afganistan”- u shpreh ministri Imami.
Ministri nënvizoi se FA-të shumë shpejt do të rrisin nivelin e operacioneve tona në Afganistan, forcat tona speciale do të dalin me një mision tepër të rëndësishëm luftimi atje.
“Ushtria shqiptare sot është në një fazë reformimi, e cila ka si kriter bazë kthimin e një ushtrie tërësisht profesioniste. Por të jemi të sigurt se nuk mund të ketë një ushtri profesioniste e cila nuk ka në themel të saj virtytin qytetar”, ka nënvizuar ai.
Duke ritheksuar edhe njëherë kontributin e FA në ndihmë të komunitetit, ministri Imami theksoi se “ne sot punojmë në Tropojë, ne sot po punojmë në Dibër, ne sot po punojmë në Burrel, kemi punuar në Lezhë, po punojmë në Sarandë, Gjirokastër etj, pra kudo ku ka nevojë komuniteti dhe ku ne kemi mundësi”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast Ministri Imami shoqërohej nga zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, gjeneral brigade Abaz Lleshi, komandanti i Brigadës Logjistike, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Të pranishëm ishin gjithashtu deputeti i zonës Besnik Dushi, drejtues të pushtetit vendor, si dhe mjaft banorë të zonës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›