Reagon Nikolla Zaka: “Nuk di gje per hetimin"
I kontaktuar ne linje telefonike, kryetari i komunes Libofshe, Nikolla Zaka, ka pohuar per gazeten "Koha Jone", se nuk ishte ne dijeni te ketij lajmi. "Nuk jam njoftuar per hetimin ne gjendje te lire per shkak se nje banore e komunes qe une drejtoj u kap duke kultivuar 16 rrenje kanabis sativa ne kopshtin e saj". Nderkohe qe burime policore thane se sipas ligjit nje hetim po kryhet per kryeplakun dhe kryekomunarin pasi duhet te vene ne dijeni autoritetet. "Ne qofte se nje kryetar fshati futet ne burg se nuk ka denoncuar 16 rrenje kanabis me duket absurde. Ne Shkoder dhe Lazarat jane korrur me mijera rrenje nuk kam degjuar qe kryetare komune apo kryetar fshati te futen ne burg", tha Zaka. I pyetur nese kishte ushtruar kontrolle sipas urdhrit te Ministrise se Brendshme per autoritetet vendore, kryekomunari pohon. "Kontrolle kam kryer se bashku me kryetaret e fshatrave dhe policine e zones dhe nuk kemi konstatuar parcela", perfundoi Zaka.
Droga
Po diten e djeshme agjentet e Antidroges kane vene ne pranga Shaban Bajazitin, 56 vjec, banues ne Fier. Shkaku i arrestimit eshte bere zbulimi i 5 bimeve narkotike kanabis sativa ne kopshtin e tij pas kontrollit te kryer.