E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashashi, pranga kryeplakut te Libofshes

Policia zbulon 14 rrenje kanabis ne aren me miser, kapet dhe pronarja Xhuljeta Marini

Fier- Mungesa e vigjilences ndaj kultivimit te bimeve narkotike ka cuar ne qeli kryeplakun e fshatit Libofshe ne komunen me te njejtin emer ne Fier. Policia arrestoi edhe pronaren e 14 rrenjeve kanabis sativa te zbuluara ne nje parcele te mbjelle me miser, nderkohe qe mesohet se ne hetime eshte perfshire edhe kryekomunari i Libofshes, Nikolla Zaka. Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten "Koha Jone" se vune ne pranga oret e vona te mbremjes se hene Xhuljeta Marini, 45-vjec, banore e fshatit Libofshe, ndersa iu sekuestruan edhe bimet narkotike. Lajmin u be publik edhe ne nje njoftim per mediet diten e djeshme. Mesohet se droga ishte mbjelle ne kopshtin e shtepise mes pemeve dhe misrit. Pas kontrollit te ushtruar prej policise keto bime narkotike jane asgjesuar me djegie, ndersa kane pasur gjatesi nga 60 cm, deri ne 1,6 m. Pas hedhjes se prangave per 45 vjecares, policia nuk ka nguruar qe te arrestoje edhe kryeplakun Vlash Bardhi, 64 vjec, i cili akuzohet per moskallezim krimi dhe fshehje, duke thyer urdhrin e Ministrise se Brendshme per drejtuesit e pushtetit vendor. Ndalimi i tij eshte bere diten e djeshme, nderkohe qe kryeplaku e ka cilesuar kete mase te qellimshme. Mesohet se hetimi ka nisur edhe per disa autoritete lokale te komunes, perfshi kryekomunarin 56-vjecar. Zyrtare te policise thane se Nikolla Zaka do te hetohet ne gjendje te lire, ndersa kreu i institucionit mohoi te ishte vene ne dijeni per kete procedim. Pronarja e bimeve narkotike Xhuljeta Marini, akuzohet per kultivim te bimeve narkotike, ndersa kryeplaku dhe kryekomunari per shperdorim detyre dhe moskallezim te ketij krimi. Aksionet per fushaten e asgjesimit te kanabisit jane shtrire ne te gjitha zonat e thella te qarkut te Fierit.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›