Reagon PD/ Bogdani: Rama është një trashëgimtar i falsifikimit të historisë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani në një deklaratë për median,kritikoi festimin e Ditës së Çlirimit të atdheut në 29 nëntor dhe jo në 28 nëntor nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. "Kryetari i PS, Edi Rama me një akt përçarës kombëtar festoi diten e çlirimit të vendit jo në 28 Nentor sic e ka faktuar historia, por në 29 Nëntor siç e caktoi lideri i Partisë Komuniste Jugosllave, Dushan Mugosha. Partia Demokratike ka respektin më të thellë dhe mirënjohjen më të madhe për luftën nacional-çlirimtare dhe të rënët e kombit shqiptar në luftën e dytë botërore për liri dhe dinjitet. Si parti e idealeve të lirisë dhe vlerave të saj, është partia që vendosi statusin e veteranit dhe jashtë çdo politizimi të pa nevojshem një kuadër të tërë masash për të rënët dhe luftëtarët e lirisë", tha Bogdani. "Partia Demokratike konsideron se Enver Hoxha dhe klika e tij, ndër të cilët, edhe njerëz të afërt të Edi Ramës vendosën në Shqipëri pas luftës regjimin më barbar të kohërave, për ç'ka ai u vleresua edhe si Hitleri i Europës pas luftës", theksohet në deklaratën e Partisë Demokratike. Më tej, "E vërteta historike është se partinë komuniste shqiptare e themeloi dhe e udhëhoqi partia komuniste jugosllave me Dushan Mugoshën dhe Mugoshët e tjerë. Janë po ata të cilët për të goditur ndjenjat kombëtare, zhvendosën ditën e çlirimit të Shqipërisë nga Dita e Pavarësisë në ditën e çlirimit të Jugosllavisë. Kështu që duke festuar 29 Nentorin, Edi Rama dëshmohet trashegimtar i falsifikimit të madh të historisë", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike. Zëdhënësi i saj, Gerti Bogdani bëri të ditur se duke dënuar këtë qëndrim, Partia Demokratike mbështet plotësisht vendimin e keshilltarëve të saj në Këshillin Bashkiak, për mocion mosbesimi ndaj atij që dekoroi në Tiranë, Goran Bregovic, i njohur për urrejtje ekstreme ndaj shqiptarëve të Kosovës ...