Reagon PS - “Meta fitoi mandatin në Ndroq”
Partia Socialiste reagoi dje pas deklaratave të kreut të LSI-së, Ilir Meta, duke e akuzuar atë se fitoi mandatin e deputetit pas manipulimit të zgjedhjeve në Ndroq. Duke folur në një konferencë për shtyp, deputetja Olta Xhaçka tha se “Një vit më parë u tha shqiptarëve se zgjedhjet u manipuluan, por më pas u bë vetë pjesë e manipulimeve në Ndroq, ku kutitë e mbyllura fshehin të vërtetën se Ilir Meta nuk e ka fituar mandatin e deputetit. Tani na thotë se do zbatojë Rezolutën e Parlamentit Europian, por anashkalon transparencën e zgjedhjeve të fundit. Rezoluta është e qartë: nevojitet transparencë e plotë e të shkuarës për të vazhduar rrugën drejt të ardhmes. Pa transparencën e të shkuarës, nuk mund të ecet përpara dhe djegia e fletëve të votimit në asnjë rast nuk mund të jetë opsion”.