E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Fletët e votimit digjen, nëse shpallen zgjedhjet e reja



Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi dje se çështja e fletëve të votimit apo materialeve zgjedhore rregullohet qartë në ligj. Ai deklaroi se debati aktual mbetet politik, ndërsa shtoi se me shpalljen e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e reja lokale, KQZ-ja do të nisë përgatitjet duke përfshirë edhe lirimin e kutive të votimit dhe djegien e fletëve të votimit, ndërsa materialet zgjedhore e procesverbalet shkojnë në Arkiv të shtetit. Sipas Ristanit, ligji nuk lë hapësirë për interpretim dhe me dekretimin e datës së zgjedhjeve te ardhshme, datë që nga kreu i shtetit duhet të shpallet 9 muaj para përfundimit të mandatit të krerëve aktuale të njësive vendore, KQZ-ja do të zbatojë nenin 178 të Kodit Zgjedhor, që kërkon asgjësimin e fletëve të votimit. “Në kushtet konkrete, kur pritet që data e zgjedhjeve lokale të jetë së shpejti, ligji flet si për materialet zgjedhore dhe për fletët e votimit dhe destinacionin përkatës të dy llojeve të kutive, që i përmbajnë ato”, tha Ristani. Ai tha më tej se mund të bëhen mendime për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›