E Diel, 1 Nëntor 2026

Të pastrehët, 100 familjet që iu miratua financimi



Rreth 100 familje të pastreha përfitojnë bonus strehimi dhe subvencion për të paguar kredinë. Vendimet u morën dje në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Që të çelet fondi për këto familje, duhet që të miratohet Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2010. Por për të katërtën herë radhazi, kjo gjë nuk u realizua, duke lënë pezull edhe projekte mjaft të rëndësishme për qytetarët e Tiranës. Një tjetër projekt i rëndësishëm që ngjalli debate në Këshill ishte edhe ai i Unazës së madhe.
Të pastrehët
Ndërkaq numri i të pastrehëve në kryeqytet është i lartë, por bashkia bëri me dije se ka ende rreth 700 vende të paplotësuara për të përfituar subvencionin e interesave të kredisë për blerjen e një apartamenti. Madje, kreu i Këshillit, Sokol Dervishaj, u bëri thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë për të përfituar nga këto kuota. Kriteret kryesore janë të ardhurat e ulëta dhe numri i pjesëtarëve të familjes. Po kështu, Bashkia e Tiranës në momentin që një person do të përfitojë nga ky program, u vë në dispozicion të gjithë kriteret e tjera që duhet të plotësojnë. Mund të bëjnë kërkesë të gjithë ata qytetarë që nivelin e të ardhurave për frymë e kanë në kufijtë 31-51 mijë lekë, për familjet e përbëra nga 1-2 persona, 41-65 mijë lekë, për familjet e përbëra nga 2-3 persona, 54-84 mijë lekë, për familjet e përbëra nga 3-4 persona si dhe 68-107 mijë lekë për familjet e përbëra nga 4-6 persona. Ata nuk duhet të kenë banesë në pronësi, pra janë të regjistruar si të pastrehë, për t'u trajtuar në programin e banesave me kostot të ulët. Për këtë vit kanë aplikuar 99 familje, disa prej të cilave nuk kanë plotësuar dokumentacionin në rregull. Nga sa thuhet në relacion, është Komisioni i strehimit ai që përzgjedh ndër familjet që kanë grumbulluar pikët maksimale, ato që do të trajtohen brenda vitit me banesë sociale me qira. Ndërkaq, sa i përket vendimit të dytë për "Trajtimin me Bonus Strehimi, për disa familje në nevojë që nuk përballojnë qiranë e tregut", në kuadër të projektit të bashkisë përfitojnë 17 familje me vendimin e djeshëm. Projekti i Bashkisë ka 3 vjet që aplikohet për t'u ardhur në ndihmë personave që nuk e paguajnë dot qiranë, pasi kanë të ardhura të ulëta. Edhe për këtë projekt, numri i aplikantëve është më i vogël se numri i planifikuar në buxhet. Ndaj është vendosur që të kualifikohen që të gjithë ata që kanë pasur në rregull dokumentacionin duke i dhënë 5 pikë, sipas vendimit përkatës të Këshillit Bashkiak. Janë skualifikuar, sipas bashkisë, të gjithë ata persona që nuk kanë plotësuar siç duhet dokumentacionin.
Unaza e Madhe
Nënkryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri, u shpreh se projekti për Unazën e Madhe është gati, ndërkohë që Qeveria nuk ka bërë shpronësimet, duke e mbajtur pezull realizimin. "Projekti për ndërtimin e 5.5 km rrugë, pjesë e Unazës së Madhe, është gati. Nis nga shkolla Teknologjike e përfundon në Sauk. I kemi kërkuar Ministrisë së Punëve Publike të bëjë shpronësimet, çka nuk është realizuar", tha Dhimitri. I menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësueses së djathtë në Këshill, Suzana Guxholli. "Ne kemi mbi 6 muaj që presim projektin që ju nuk e keni. Gjithsesi, nëse thoni se është gati, nesër ju mirëpresim të na e sillni në zyrat tona dhe pasnesër ju garantojmë se Qeveria do të nisë financimin. Të gjithë qytetarët e Tiranës do jenë dëshmitarë të inaugurimit. Por nëse kjo gjë nuk ndodh, deklaroj publikisht se faji mbetet i Bashkisë së Tiranës. Nga ne nuk keni pasur asnjë pengesë", tha Guxholli, njëkohësisht dhe këshilltare e Kryeministrit.

perfituesit

Subvension
interes kredie
Luan Nuri Dibra
Idriz Bairam Kasaj
Enkeleda Baxhul Merkaj
Sanxhak Ruzhdi Ibi
Agron Hysni Haxhiu
Xheni Enver Krypi
Renato Tomorr Shahini
Vasili Taqi Shtëmbari
Jetnor Bexhet Shaqiraj
Jashar Bajram Cuku
Kreshnik Bashkim Halilaj
Julian Dukagjin Dervishaliaj
Saimir Hasan Gera
Altin Ylber Agolli
Agim Bajram Hysi
Erlind Idajet Kapedani
Ejvis Dhimiter Paparisto
Agim Bajram Rrrapushi
Dorjan Bajram Sallufi
Flutura Zalo Nikolla
Alfred Fatmir Ferhati
Hekuran Man Latifi
Leonard Qamil Meçe
Liza Gjon Pepkola
Pamela çuman Hysi
Social Spiro Vasili
Fatos Hysen Hakorja
Mariana Qiro Nikolla
Aleksander Thoma Koçollari
Lola Njazi Shakaj
Skënder Agron Hita
Vileta Birçe Yzeiraj
Ervin çuman Hysi
Dashnor Hamet çollaku
Ilir Sulë Kullolli
Zegjine Safet Dervishi
Hajrie Tahir Emrullaj
Dhurata Sali Turullaj
Fatime Sali Emrullaj
Tomor Ismaili Veshi
Lorenc Jonuz Meta
Amarilda Taksim Reçi
Adrian Kristo Kristuli
Kamber Sali Danga
Ermal Bashkim Lamaj
Olian Petrit Muska
Ermal Met Hoxha
Enkeleda Vasil Vila
Janaq Petro Dhimitri
Gazmend Gazmend Spahiu
Ilir Faik Ibrahimi
Iruela Bardhyl Nazari
Myzafer Ferik Kamberi
Bardhyl Mehmet Nazari
Arian Xhetan Shehu
Fatjon Agim Ramaj
Florian Gëzim Alija
Ardit Thoma Dane
Simon Stefan Gjini
Sonila Robert Jashari
Kastriot Guri Gegprifti
Adnand Asim Berdica
Jonida Shkëlqim Rika
Sajmir Pëllumb Guri
Myzejene Rrahman Lamani
Ilir Muharem Islami
Leze Kolë Deddreaj
Njazi Neki Gorçe
Nuredin Lutfi Mejdani
Eidson Saimir Dardha
Fjodor Roland Kola
Agim Xhevit Pashollari
Afërdita Adem Bejleri

Bonus strehimi përfitojnë

Enver Mejdani me shumën prej
13 000 lekë në muaj

Nafije Ibrahimi me shumën prej
7 220 lekë në muaj

Dukate Gjonpalaj me shumën prej
9 700 lekë në muaj

Arian Mejdani me shumën prej
13 000 lekë në muaj

Fredi Demiri me shumën prej
8 620 lekë në muaj

Liljana Gaçi me shumën prej
6 700 lekë në muaj

Liço çalaj me shumën prej
9 700 lekë në muaj

Gentian Baçova me shumën prej
12 278 lekë në muaj

Agim Mustafaj me shumën prej
6 700 lekë në muaj

Migen Guda me shumën prej
10 000 lekë në muaj

Kujtime Kbej me shumën prej
6 700 lekë në muaj

Luljeta Ibro me shumën prej
6 700 lekë në muaj

Naile Zanaj me shumën prej
11 040 lekë në muaj

Skender Stafaj me shumën prej
9 700 lekë në muaj

Elton Emini me shumën prej
12 390 lekë në muaj

Antigoni Canko me shumën prej
9 700 lekë në muaj

Thanas çiço me shumën prej
1 430 lekë në muaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›