E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PS, Ruçi: KQZ të zbatoj kushtetutën

Duke vënë në dukje faktin se ka ende kuti të pa numëruara, z. Ruci tha se “në këto kushte KQZ është ajo që duhet të flasë e fundit, një standard ky demokratik”. Sipas tij, në vend që të bëjë këtë, KQZ po përkeqëson standardet e zgjedhjeve.  
     
Ai vuri në dukje se koalicioni “Aleanca e ndryshimit” ka 70 mandate, ndërsa nënvizoi faktin se mbetet për t’u parë se ç’ka thënë populli i Beratit, që sipas tij i jep PS-së mandatin e 5-të, sikurse mbetet për t’u parë dhe qarku i Tiranës.  
     
"Nuk ka asnjë mbledhje të KQZ-së, e cila në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Elektoral, duhej të diskutonte hap pas hapi çdo qark”, tha Ruçi.
     
Në këto kushte ai e cilësoi deklaratën e sotme të KQZ-së në shkelje të Kushtetutës, ndërsa u shpreh se “Kryeministri Sali Berisha vazhdon të shkelë standardet e zgjedhjeve për të marrë në rrugë të paligjshme një mandat të dytë, që populli shqiptar nuk ia dha në 28 qershor”.
     
"Ne jemi këtu për të mbrojtur në radhë të parë imazhin e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor, por jemi të vendosur të mbrojmë dhe votën e qytetarëve shqiptare”, tha ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›