Reagon PS Vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i pabazuar ne ligj

Partia Socialiste e konsideron vendimin e sotem te Kolegjit Zgjedhor te pabazuar ne ligj dhe teresisht te papranueshem. PS e ka cilesuar kete zhvillim si shprehje te veshtiresive per vene drejtesi ne vend gje e cila vjen nga presioni politik. Nga ana tjeter PS ka shprehur qendrimin se do te vijoi te kerkoi te drejten ne te gjithe hierarkine e sistemit gjyqesor.
Ky vendim flet qarte per veshtiresine e jashtezakonshme te dhenies se drejtesise ne kete vend dhe per pamundesine e trupit gjykues per te vendosur ne baze te ligjit e jo te rrethanave politike apo interesave vetjake te secilit gjykates. Megjithate Partia Socialiste do te vazhdoje ta kerkoje te drejten e saj ne dyert e sistemit te drejtesise duke shpresuar deri ne fund se gjyqtaret do te zbatojne Kushtetuten Kodin Zgjedhor dhe ligjet ne fuqi thuhet ne reagimin e PS-se pas vendimit te sotem te Kolegjit Zgjedhor.
PS u beri thirrje gjyqtareve qe te japin drejtesi jashte cdo ndikimi politik dhe te mos harrojne per asnje cast se kjo ceshtje eshte nje ceshtje qe lidhet drejtperdrejt me interesat kombetare me demokracine e stabilitetin e vendit me drejtesine e drejte te pavarur e te pandikueshme per asnje arsye politike apo ngushtesisht vetjake.
Kolegji Zgjedhor pushon kerkesen e PS-se per rezultatin e KZAZ-se 49
Kolegji Zgjedhor ka vendosur te pushoje kerkesen e Partise Socialiste per Detyrimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te marre nje vendim per miratimin e tabeles permbledhese per Rezultatin e KZAZ 49. Kolegji ka rrezuar kete kerkese pasi KQZ e ka miratuar rezultatin permbledhes per kete KZAZ pavaresisht se ky veprim eshte bere me vonese. Ne kete menyre Kolegji ka lene ne fuqi vendimin e KQZ-se. Damian Gjiknuri deputet i Partise Socialiste qe eshte edhe pjese e perfaqesuesve ligjor ne Kolegj tha se shqyrtimi i ceshtjes ne themel nuk ka perfunduar ende.
Gjykimi ne themel nuk ka perfunduar. Kolegji mund te jepte nje vendim te drejte edhe sot se argumentat tona ishin te qarta. Pra dorezimi i tabelave ishte bere sipas ligjit por kolegji tha se KQZ e ka marre nje vendim. Ne kemi paraqitur kerkesen per 1 tabele perfundimtare te rezultatit dhe akti tjeter qe ne e quajme si normativ dhe kemi kerkuar te shpallet i pavlefshem. eshtja nuk ka mbaruar megjithese po ju perseris se Kolegji i kishte te gjitha provat qe te jepte edhe sot nje vendim qe KQZ ka shkelur ligjin. Kolegji duhet te ngrihet pertej influencave partiake tha Gjiknuri.
Kjo kerkese e PS-se nuk ka te beje me kerkesen per Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve date 18.05.2011 per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin e Bashkise te cilat jane gjendur ne kutine e gabuar.