Bankat tu tregojne njerezve sa do te paguajne ne fund te kredise

TIRAN - Marreveshjet e kredive mes bankave dhe individeve eshte e formuluar ne nje gjuhe shume teknike dhe te pakuptueshme per pjesen me te madhe te kredimarresve duke krijuar shpesh here edhe mosmarreveshje. Per kete arsye Banka e Shqiperise Autoriteti i Konkurrences apo shoqata te mbrojtjes se konsumatorit kane kerkuar thjeshtimin e tyre dhe me teper transparence nga ana e bankave. Ne krah te mbrojtjes se konsumatorit ka dale edhe qeveria e cila dje ka propozuar disa ndryshime ne ligjin per Mbrojtjen e Konsumatorit ku pjesa me e madhe e tyre ka te beje konkretisht me kushtet e kontratave te kredive midis bankave dhe qytetareve normat e interesit penalitetet etj.
Me konkretisht ne rastet kur bankat bejne publicitet ne lidhje me ofrimin e ndonje kredie te re apo oferte duhet qe bashke me lajmerimin publikut ti behet e ditur te gjithe perberesit e saj te cilat kane te bejne me normen e interesit nese kestet jane te ndryshueshme apo fikse etj. Ajo qe ka me shume rendesi ka te beje me faktin se bankat duhet te bejne te ditur per cdo kredimarres se sa do te jete shuma qe ai do te paguaje deri ne shlyerjen e plote te kredise. Kjo eshte nje nder detyrimet kryesore qe iu eshte kerkuar te permbushin bankat me qellim dhenien e informacionit te plote ndaj qytetarit se sa interesa do te paguaje ai deri ne shlyerjen e plote te kredise.
Madje bankat duhet ti paraqesin qytetarit kushtet me te pershtatshme te kredise duke iu referuar te ardhurave dhe kerkesave qe ai ka duke ia lene atij te drejten per te vendosur. Edhe pse tashme eshte sanksionuar edhe ne ligj ofrimi i kredise me kushtet me te pershtatshme per konsumatorin eshte nje praktike qe ndiqet nga bankat pasi ato jane te prirura qe kredimarresi te kete mundesi shlyerje te kredise dhe normalisht sugjerojne keste ne varesi te te ardhurave.
Duke marre shkas edhe nga rastet kur gjate fushatave publicitare kushtet e kredive publikohen shpesh here me shkronja te vogla ne fund te ekranit apo broshures ligji tashme vendos ne menyre taksative se madhesia e shkronjave ne raste te tilla duhet te jete jo me e vogel se germa e madhesise 12pt. Kjo madhesi i jep mundesine thuajse cdo individi qe te marre informacionin e duhur per ate cka realisht ofron banka.