E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Partia Demokratike: “Edi Rama po përdor narkotrafikantët, për të fshehur humbjen dhe pasuritë e tij”

Partia Demokratike reagoi dje pas një deklarate mediatike të Partisë Socialiste, ku nëpërmjet daljeve publike të njeriut të trafikut të qenieve njerëzore, Taulant Balla, u sulmua sërish familja e kryeministrit Berisha. Zëdhënësja e selisë blu, u shpreh se Edi Rama nuk mund të fshehë humbjen në zgjedhje dhe humbjen e mandatit si kryetar i Partisë Socialiste, nëpërmjet fshehjes së pasurive antiligjore të tij në disa kompani, dhe me narkotrafikantë, që sigurojnë jetesën me para nga droga dhe trafiku i qenieve njerëzore.
“Me zhurmën e tij Edi Rama përveçse përpiqet të fshehë humbjen përpiqet mbi të gjitha të fshehë frikën dhe tronditjen që e ka kapur nga pasuritë që i ka përvetësuar dhe i fsheh me një sërë kompanish si ‘2K’, ‘Edil’, ‘Atelier 4’ apo Studion e Shkrelit etj., etj.
Ndërsa zëdhënësit të tij, ortakut të narkotrafikantit Fatos Gjura, i themi se janë të pakët ata që nxjerrin të ardhurat dhe sigurojnë jetesën me para të nxjerra nga droga apo si trafikant qeniesh njerëzore dhe se ty të pret i njëjti fat si Fatosi”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike..
Sipas saj, Edi Rama, humbësi i madh, kryetari pa mandate i PS, duke lënë mënjanë pasuritë që ka nëpër Evropë apo ndërtimin e fshatrave turistik në Spanjë, ndërtimin e qytezës së përbashkët me Delijorgjin apo 70 për qind e lejeve të ndërtimit në Tiranë që ndan me Eftimët e tij, nxori për të komentuar pasuritë e Kryeministrit e familjarëve të tij trafikantin e qenieve njerëzore apo ortakun e narkotrafikantit Fatos Gjura, Taulant Ballën.
Zëdhënësja e PD-së reagoi kështu ndaj deklaratës së deputetit të PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh se, “Sali Berisha dhe shpura e tij kanë shtuar pasuritë e tyre marramendëse, ndërsa lëvizjet financiare nga llogaritë e majmura të familjarëve dhe të oborrit të tij e kalojnë disa fish buxhetin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet shqiptare të marra së bashku”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›