Frutat dhe perimet bio jane vetem ato te stines
Ushqyerja e shendetshme dhe siguria ushqimore jane dy ceshtje qe kohet e fundit jane promovuar mjaft nga mediat, per te informuar konsumatoret. Por, edhe pse jane shume artikujt dhe emisionet informative te dedikuara per sigurine ushqimore dhe ushqimin e shendetshem, pjesa me e madhe e konsumatoreve jane konfuze dhe te gjendur si ne nje labirint. Lidhur me kete problem, kemi folur me dietologen tone, Rolina Naco. Ajo na ka dhene edhe kete jave keshillat e saj. "Per sa i perket termit ushqyerje e shendetshme, eshte i vertete vetem atehere kur organizmi merr nepermjet ushqimit, sasine ushqimore dhe vlerat ushqimore, si karbohidratet, proteinat, yndyrat, vitaminat, kripera mineralet, fibrat, etj; per te qene i shendetshem, per te pasur nje peshe normale, nje zhvillim te mire, si dhe per t'u riprodhuar. Kjo do te thote qe nuk duhet te kemi nje mungese ose teprice te nje nutrienti, i cili mund te shkaktoje probleme me shendetin tone. Ndersa siguria ushqimore eshte nje term tjeter qe do te thote: mungesa e cdo lloj rreziku nga ushqimi, i cili mund te shkaktoje nje problem shendetesor, si akut, ashtu dhe kronik. Nje ushqim mund te jete i rrezikshem me pranine e mikroorganizmave (bakteret, parazitet, etj.), kimikateve (pesticide, mykotoksina, adetiveve te ushqimeve), si dhe me pranine e rreziqeve natyrore (xhami, plastika, druri, etj). Ne fakt, siguria ushqimore eshte nje pergjegjesi te cilen ne radhe te pare e ka shteti, duke bere analizat e produkteve ushqimore nese permbajne pesticide, plehra kimike dhe te prodhuesve, te cilet duhet te informohen per perdorimin e pesticideve, plehrave kimike, por edhe per produkte te reja, te cilat jane me te mira per mjedisin dhe shendetin e konsumatorit. Nje keshille e mire per nje konsumator eshte te konsumoje fruta dhe perime te stines, produktet e vendit dhe jo ato te importit'. Per shembull domatja, patellxhani dhe specat, nuk duhet t'i preferojme ne kete periudhe, pasi nuk jane prodhime te kesaj stine, por jane te prodhuara neper sera. Perimet, te cilat jane te prodhuara neper sera, jane te ekspozuara me shume ndaj pesticideve dhe plehrave kimike, si dhe jane me te varfra ne vlera ushqimore, pasi nuk rriten ne menyre natyrale nga prania e diellit. Gjithashtu, toka e serave eshte me e varfer ne minerale, te cilat jane mjaft te vlershme per bimet, ndaj keto prodhime nuk arrijne te pasurohen si nje bime e prodhuar ne menyre natyrale, gje qe ndikon dhe ne ushqyerjen e njeriut. Domatja, e cila eshte e njohur per permbajtjen e saj me likopen, nje antioksidant i fuqishem qe lufton kancerin e prostates, nese eshte e prodhuar ne vende pa shume diell dhe jashte stines, sasia e likopenit eshte shume here me e vogel se nje domate e prodhuar ne stinen e vet dhe ne menyre natyrale. Ndaj, nese konsumoni domate ne dimer, duhet te dini se nuk ka te njejtat vlera ushqimore me domatet e veres, por edhe shijen nuk e ka te njejte, gje qe cdokush e kupton dhe vete. Gjate periudhes se festave te Vitit te Ri ose te Krishtlindjeve, cmimi i perimeve dhe frutave jashte stine, eshte mjaft i larte, por gjithashtu dhe sasia e kimikateve, kjo pasi jane stimuluar per nje pjekje me te shpejte dhe sigurisht per te rritur fitimet e prodhuesve. Frutat dhe perimet jashte stine permbajne dhe hormone te cilat disa here jane akuzuar per efekte anesore ne shendetin e njeriut. Nderkohe nuk jane pak edhe shkencetaret, te cilet thone se hormonet nuk shkaktojne probleme ne shendetin e njeriut, pasi ato metabolizohen nga organizmi i bimes dhe nuk ndikojne ne shendetin e konsumatorit. Hormonet te frutat dhe perimet ndikojne shume sa i perket shijes se tyre, nga analizat qe jane bere, eshte vene re se produktet qe jane stimuluar me hormone per t'u pjekur me shpejt, kane nje permbajtje me te larte uji, rreth 30 %, gje qe ndikon ne peshe, e ben te jete me e madhe, me nje volum me te madh, por, ajo qe eshte me e rendesishmja per konsumatorin, eshte perqendrimi i vlerave ushqimore te produktit, i cili, sigurisht qe ne kete rast, eshte shume me i vogel. Ndaj, degjojme shpesh se, disa dekada me pare, ushqimet kishin tjeter shije. Pak a shume, te gjithe kemi degjuar keshilla te ndryshme, per te zgjedhur produktet me te mira, bio dhe pse eshte per nje konsumator shume e veshtire te dalloje produktet thjesht me sy te lire. Keshilla te tilla, si per shembull, te preferojme nje molle qe eshte prekur nga nje insekt (krimb) ose te zgjedhim ato qe jane me te vogla, jo gjithmone jane efektive. Shume thjesht, disa produkte jane me te vogla, jo se nuk jane te stimuluara, por jane vjele me shpejt per arsye cmimi, ose nje molle eshte me krimba, pasi ka "shpetuar" nje here nga sperkatja e shpeshte. Bananet, te cilat nuk jane fruta te vendit, vijne ne tregun tone te papjekura (jeshile), pasi jane shume delikate. Ato mbahen per nje kohe te gjate ne depo ushqimore. Per te marre ngjyren e verdhe, stimulohen me etilen dhe nuk kane shume diference ne shije me ato qe kane ngjyre jeshile. Gjithashtu, nese keni vene re se disa portokalle ne raftet e supermarketit e kane lekuren me shkelqim. Kjo ndodh pasi jane bere me parafine, e cila i ben te jene me rezistente, pasi qendrojne per nje kohe te gjate neper depo ose ne frigorifere dhe sperkaten me kimikate kunder mykut. Perimet si patatja, karota, panxhari, te cilat rriten brenda ne toke, permbajne sasi me te larte pesticidesh, plehrash kimike dhe nuk jane me pak te rrezikshme nese ju heqim lekuren te prere trashe, pasi lendet kimike depertoje plotesisht te fryti apo perimet nen toke. Nje menyre mbrojtjeje eshte te pervelojme perimet per disa sekonda, pasi larja e thjeshte i perket kohes qe fermeret perdornin kimikate me te lehta. Per perimet, te cilat konsumohen te ziera si brokoli, lule laker, etj; eshte mire qe pasi te kene marre nje vale, t'ju nderrojme ujin. Perimet me gjethe, si sallata jeshile, spinaqi,etj; eshte mire te perdorim uthull dhe pak uje te vaket, pasi uthulla ndihmon ne largimin e kimikateve. Frutat mund t'i lajme me pak detergjent dhe me pas, te shpelahen mire me uje te rrjedhshem, pasi nuk ka kuptim t'i qerojme lekuren, e cila permban mjaft vlera ushqimore, kur kimikatet jane dhe ne brendesi te frytit. Perimet, te cilat kane perqindjen me te larte kimikatesh, nga perdorimi i plehrave kimike dhe kryesisht nitrati, jane ato me gjethe. Ndaj dhe larja e mire, perdorimi i uthulles, pervelimi dhe nderrimi i ujit jane te domosdoshme. Nje faktor tjeter shume i rendesishem per produktet jashte stine eshte dhe kosto. Nje produkt i rritur ne sera me ndricim, me ngrohje, me hormone, kimikate qe jo gjithmone rriten ne toke, por dhe ne uje, ka nje kosto me te larte se produktet e stines. Perfundojme ne konkluzionin se frutat dhe perimet jashte stine s'jane aspak te shendetshme, nuk kane as shijen e tyre natyrale, per me teper jane edhe me te kushtueshme",- ka perfunduar dietologia Rolina Naco.