Reagon Vëllaznimi

Kryesia e klubit të Vëllaznimit, duke e analizuar rrjedhën e ndeshjes së javës së 19, ndërmjet Kosovës dhe Vëllaznimit, e zhvilluar në Vushtrri të dielën që shkoi, ka vendosur të dalë me një reagim publik, ku ankohet për sjelljet e vushtrriasve, në përfundim të ndeshjes.
Në ankesën e gjakovarëve thuhet se takimet ndërmjet Vëllaznimit dhe Kosovës, gjithmonë janë përshkuar me korrektësi, duke përfshirë edhe takimin e zhvilluar në stinorin vjeshtor në Gjakovë.
“Nisur nga kjo, kemi pritur se edhe në Vushtrri do të hasim në mikpritje të njëjtë. Pavarësisht nga shkëndijat e kohëpaskohshme gjatë ndeshjes, nuk mund të bëjmë ndonjë vërejtje serioze për pritjen apo sjelljen e futbollistëve vendës, që ishin në nivel. Mirëpo, ajo që ndodhi në minutën e fundit, apo më saktësisht në minutat shtesë, është për çdo kritikë dhe ne e gjykojmë ashpër”, shkruan në ankesë.
Sipas gjakovarëve, në fund të takimit, lojtari me numër 7 i Kosovës (Mensur Maxhuni) pa kurrfarë arsye e sulmon lojtarin me numër 11 të Vëllaznimit (Liridon Podrimja), me ç’rast e godet me shqelm dhe me grusht në fytyrë. Sipas gjakovarëve, lojtari Podrimja, në atë moment i ngre duart për të mbrojtur fytyrën dhe kjo ishte e mjaftueshme që gjyqtari i ndeshjes, pa të drejtë, ta përjashtojë edhe atë nga loja.
“Pasi që ndëshkohet me karton të kuq, lojtari me nr. 7 i Kosovës, në stil të boksierit e godet në hundë lojtarin tonë Podrimja, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda, duke ia thyer hundën, për ç’arsye ai do të jetë i detyruar që t’i nënshtrohet operacionit të fytyrës”, vazhdon shkresa.
Përmes kësaj ankese, gjakovarët thonë se nuk e kanë të qartë se çfarë iu desh ky veprim lojtarit të Kosovës dhe a është i vetëdijshëm që një kolegu të vet të fushës së gjelbër i shkaktoi aso lëndimesh për çfarë ai do të jetë i detyruar të mungojë shumë javë.
Vëllaznimi e ka gjykuar ashpër këtë veprim të lojtarit vushtrrias dhe kërkon që ngjashëm të veprojë edhe klubi Kosova, ndërsa nga organet e FFK-së kërkon masat më rigoroze për futbollistin që në këtë rast, sipas tyre, është sjellë si boksier.