Përkrahje edhe nga tribuna

Lorik Cana ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Sunderlandit për shkak të suspendimit, por ai ka punuar shumë si kapiten nga tribuna, për ta motivuar ekipin e tij. 26-vjeçari ishte jashtë në ndeshjet kundër Manchester Cityy e Birminghamit, por do të rikthehet në fushë kundër ekipit që synon një vend në Ligën e Kampionëve, Aston Villa, të mërkurën mbrëma.
Cana ka vuajtur dënimin pasi kishte marrë 10 kartonë të verdhë këtë sezon, të fundit kundër Boltonit. Edhe pse ishte jashtë fushës, ai ka punuar mjaft në stërvitje dhe është munduar ta shfrytëzojë influencën e tij në fushë, duke i udhëzuar bashkëlojtarët.
“Kur je i lënduar, është normale që nuk mund të luash. Por, kur je i gatshëm dhe nuk mund ta bësh një gjë të tillë, është e vështirë ta shohësh ekipin duke luajtur pa ty. Jam munduar t’i ndihmoj bashkëlojtarët, të jem me ta në stadium dhe t’u flas atyre, që është një gjë e rëndësishme”, ka thënë Cana për ueb faqen zyrtare të klubit.
Ai e ka sqaruar mirë rëndësinë e kapitenit, të cilin shpesh shikuesit nuk e shohin dhe nuk e vërejnë. “Roli i kapitenit është i rëndësishëm dhe më përket mua që të jem i sigurt se të gjithë futbollistët janë në formën e duhur që ta ndihmojnë ekipin. Jam këtu për të folur me njerëzit dhe ata mund të vijnë tek unë nëse duan. Kjo është pjesa e të qenit kapiten”, vazhdoi përfaqësuesi shqiptar.
“Gjëja më e rëndësishme për kapiten është që të udhëheqë me shembull. Është gjithashtu me peshë që të ndihmohet ekipi në fushë dhe jashtë saj, dhe të ndihmohen lojtarët që të kenë marrëdhënie të mira në mes vete, te të gjithë që punojnë në këtë klub”, përfundoi Lorik Cana.