Për selektor, në garë, Peci e Zyberi

Xhevdet Peci dhe Musli Zyberi janë dy kandidatët që kanë konkurruar për postin e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës në boks, në konkursin i cili ka zgjatur një javë dhe që ka përfunduar të martën në ora 16:00.
Peci dhe Zyberi e kanë dërguar dokumentacionin në Federatën e Boksit të Kosovës (FboxK), derisa kandidaturat e Ahmet Shalës, Mehmet Haxhanit dhe Shefki Bogujevcit, që ishte paralajmëruar të hënën nga vetë zyrtarët e FboxK-së, nuk janë marrë në konsideratë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i FboxK-së, Latif Demolli. “Xhevdet Peci dhe Musli Zyberi e kanë dorëzuar kandidaturën, ndërsa kërkesën e Ahmetit, Mehmetit dhe Shefkiut, nuk i kemi marrë parasysh, pasi që ata kanë kandiduar vetëm gojarisht”, ka thënë Demolli për Express.
Sipas tij, për përzgjedhësin e ri të përfaqësueses së Kosovës do të vendosë Bordi i FboxK-së, të premten, pasi që shumë shpejt boksierët kosovarë do të kenë angazhime të shumta nëpër turne të ndryshëm.
Në bazë të kualifikimit dhe mbushjes së kritereve të kërkuara nga FboxK-ja për selektor, Demolli ka shpjeguar se favoritë për pasardhës të Mehmet Haxhanit është Xhevdet Peci, karshi gjilanasit Musli Zyberi.
Në FboxK regjistrohet klubi multietnik Real Rom
Federata e Boksit e Kosovës (FboxK), ka njoftuar se klubi multietnik Real Rom ka bërë kërkesë që të futet nënë ombrellën e saj. Klubi i boksit nga Graçanica, pas kësaj kërkese është regjistruar dhe licencuar nga FboxK-ja.
“Ky klub njëherësh ka paraqitur dhe shkresën për mbajtjen e një turneu ndërkombëtar të boksit më 8 prill në Graçanicë. Në këtë turne janë ftuar boksierët nga Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Novi Pazari, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova”, shkruan në njoftimin e FboxK-së.
Ndërkohë FboxK-ja ka njoftuar se klubi i boksit Drita, do ta mbajë turneun tradicional ndërkombëtare ‘Agim Rashiti’, që do të mbahet më 3 prill në Gjilan.
Në këtë turne, përveç kosovarëve do të marrin pjesë edhe sportistë nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Novi Pazari, Shqipëria dhe KB Trnovci.
Bëhen gati për ‘Boxingone Championship’
Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të përgatitet për 10 ditë në Brezovicës, për ndeshjen e parë kundër klubit sllovak, Galanta, që do të zhvillohet në kuadër të ligës evropiane ‘Boxingone Championship’, në fillim të majit.
Fatos Ferizi, Liridon Zeqiri, Shkëlqim Muja, Burim Hasani, Milot Shabani, Bujar Sejdiu, Mehmet Asllani, Burhan Zeneli, Edi Kabashi, Nazmi Kurteshi, Kadri Murseli dhe Jeton Berisha janë boksierët e përzgjedhur për përgatitjet e përbashkëta.
FboxK-ja ka njoftuar se Kosova për garat e ‘Boxingone Championship’, do të përforcohet me dy boksierë nga Shqipëria Alban Bermeta dhe Fatjon Sorra si dhe me boksierin kosovar që jeton në Gjermani, Jeton Plakajn.
Drejtuesit e boksit kosovar mendojnë se këtë vit Kosova do të luftojë për titullin e më të mirit në ‘Boxingone Championship’, pasi janë të përgatitur dhe më të organizuar sesa vitin e kaluar.