E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zola në rrezik

Po bëhet gjithnjë e më e vështirë puna për Gianfranco Zola tek West Ham United. Pas humbjes së befasishme të pësuar të martën mbrëma në shtëpi nga Wolverhampton, zyrtarët e klubit anglez po e shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të trajnerit italian, pa përfunduar mirë sezoni në Premierligë.

Valon Behrami dhe shokët e tij dështuan të fitonin ndaj Wolves, pasi do të merrnin frymë më lirshëm në ndeshjet e mbetura në kampionatin anglez. Ky ekip tashmë është në rrezik për të qëndruar në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›