Reagon kreu i PS, Rama: Ja tri shpifjet e Saliut

Rama në Twitter
Kreu i Partisë Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Berisha, duke evidentuar tri shpifje.
Në tre mesazhe të postuar njëri pas tjetrit në Twitter, kreu socialist shkruan; Shpifja 1 e dites: Rama bën sondazhe më shuma madhore qe i dalin keq çdo muaj! Në fakt ska nevoje per sondazhe sot, ne jemi fitues padiskutim. Shpifja 2 e dites: Sulmet për bllokimin e projektit me Kosoven i ben mafia! Ne fakt Gjermania e financon, KM e bllokon me badigardin e tij. Shpifja 3 e dites: Opozita ka frike nga vota! Fakti eshte se frike nga vota kane vetem hajdutet e votes me Saliun qe e beri kuvendin Ruzhdie!
Sipas Ramës, kryeministri Berisha mendon se duke shpifur diçka do të mbetet, por, sipas tij Fakti eshte se tahmaja e madhe te le pa gje dhe vidh vidh asgje ne fund mund te mos i mbetet….