E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet i pajetë në banesë një 67- vjeçar

Foto Ilustruese

TIRANE- Një 67- vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij, në rrugën Mehmet Fortuzinë afërsi të Maternitetit të Ri në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi, Enver Allmuça mund të jetë vetëdjegur rreth tri ditë më parë.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të 67 vjeçarit Allmuça. Viktima, i cili dyshohet se vuante nga probleme mendore, mësohet se ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.

Policia është në vendngjarje ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›