E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria zgjeron hetimet thirren ushtaret

Pas venies ne dispozicion organit te akuzes edhe te 25 armeve te tjera te tipit MP5,tashme institucioni i gardes se republikes do te duhet te perballet serish me proceduren e marrjes ne pyetje nga grupi hetimor, por kesaj here jo kreret e saj, por oficeret e thjeshte te nivelit zbatues.

Kur kane kaluar 43 dite nga demonstrata e partise Socialiste organi i akuzes kerkon te zbardhe urdhrat e leshuara per hapjen zjarr ndaj demonstruesve.Nepermjet marrjes ne pyetje te oficereve te thjeshte Prokuroria e kryeqytetit mund te hedhe drite ndoshta te nje prej pikave kyc te hetimit i cili po asistohet dhe nga prokurore te Shteteve te Bashkuara.

Pas deshtimit te opsionit mbi serverin qendror te cilin institucioni i  Gardes nuk e dispononte, tashme grupi hetimor krahas zbardhjes se tabulateve telefonike pritet te marre ne pyetje dhe oficeret e thjeshte te cilet kane qene pjesmarres ne demonstraten e 21 janarit.Burime prane organit te akuzes bejne me dije se deshmite e tyre do te sherbejne dhe si metode ballafaqimi per te dhenat e disponuara nga Garda ne organin e akuzes. 

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›