E Shtunë, 31 Tetor 2026

One Stop Shop Berisha i heq Rames lejet e ndertimit

Mbledhjen e radhes me kabinetin qeverises kryeministri Berisha e ka nisur duke iu drejtuar ministrit te Brendshem Lulzim Basha si kandidati i perfolur i bashkise se Tiranes per demokratet. Duke cilesuar kandidatet e opozites si rivalet e Bashes, Berisha akuzoi kryetarin aktual Edi Rama per burokracira te medha ne dheniet e lejeve te ndertimit, duke propozuar qe kjo kompetence ti hiqet bashkise dhe te kaloje tek qendra One Stop Shop.

"Të studiojmë këtë mundësi nëse dhe lejen e ndërtimit ta kalojmë në sportel unik. Kreu i bashkisë që po ikën ka ndërtuar shtyllën më të lartë të korrupsionit në Europë dhe më të lartat në botë. Fatmirësisht 8 maji po afron. Zoti Basha e more vesh qe kane vendosur me ngul cadrat. Rivalet e tu do të vendosin cadra para ministrisë që o të japësh dorëheqjen o të flijohen në grevë urie. Po bëhen gati pesë kandidatë për pesë cadra", tha kryeministri Berisha.

Ne kete mbledhje kryeministri Berisha kerkoi edhe rishikimin e taksave per automjetet e vjetra per te cilat replikoi me ministrin Bode. "Nuk mund ti mbajmë më ashtu, sepse ka bllokuar tregun. Tjetri duhet të mbajë makinën e vjetër me cdo kusht kur ka mundësi të blejë një të re", vijoi Berisha.

"Unë e kam sqaruar dhe njëherë kjo taksë është një alternativë detyruese, nuk e kemi pasur. Ka qenë një ndërhyrje energjike e Komisionit Europian që të implementojmë këtë formë. Po e hoqëm fare, brenda një kohe shumë të shkurtër do i kthehemi në varreza të gjitha makinave të vjetra", tha Bode.

"ZOti Bode, unë e di që ajo është vendosur të zëvendësojë një taksë tjetër që ishte, e kam të qartë unë atë dhe u vendos një alternativë për të përmbushur një kërkesë të komisionit. Po gjithnjë ka më shumë se një zgjidhje, prandaj ne të shohim zgjidhje tjetër", replikoi Berisha.

Pasi ka vene theksin ne nje sere masash qe duhen marrre per lehtesime te metejshme per biznesin, kryeministri e ka mbyllur pjesen mediatike te keshillit te ministrave duke iu drejtuar ministrit Basha. "Përgatitu për grevë urie atje", i tha Berisha.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›